Categories: maqedoni

Waitz: Drejtësia e barabartë është themeli i besimit te institucionet

Shkup – Lufta ndaj korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit dhe avancimi i reformave konsiderohen kushte themelore për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Këto qëndrime u përcollën gjatë sesionit të 25-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE–Maqedoni e Veriut, që po mbahet në Shkup.

Të lidhura

None found

Eurodeputetët nënvizuan se besimi i qytetarëve te institucionet dhe trajtimi i barabartë para drejtësisë janë vendimtarë për të frenuar largimin e të rinjve dhe për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ndërkohë, përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut përsëritën se anëtarësimi në BE mbetet objektiv strategjik dhe kërkuan që procesi i integrimit të jetë i parashikueshëm, i besueshëm dhe i mbështetur te meritat.

Eurodeputeti dhe raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për vendin, Thomas Waitz, deklaroi se korrupsioni është problem me të cilin përballen të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe se asnjë prej tyre nuk është e përsosur.

“Të gjitha shtetet anëtare të BE-së po luftojnë korrupsionin dhe asnjëra prej tyre nuk është perfekte. Synimi është forcimi i sundimit të ligjit, ndërsa niveli i korrupsionit ndryshon nga një vend në tjetrin. Edhe Austria ka pasur raste të mëdha korrupsioni, por dallimi është se edhe shumë persona të pasur përfundojnë para drejtësisë”, tha Waitz.

Sa i përket Agjendës së Reformave, ai kërkoi përmbylljen e ndryshimeve në Kodin Penal, duke theksuar se kjo është e nevojshme që Bashkimi Evropian të mundësojë fondet e lidhura me reformat.

“Plani i Rritjes përmban parimin se, nëse një shtet nuk i përmbush reformat brenda afateve, fondet mund t’u kalojnë vendeve fqinje. Sipas informacionit që kam, Maqedonia e Veriut ka një mundësi reale për të përfituar fonde shtesë, ndoshta nga 70 deri në 80 milionë euro. Megjithatë, çështja nuk lidhet vetëm me paratë. Qytetarët kanë nevojë për një Kod Penal që të garantojë një sistem drejtësie efikas dhe të rikthejë besimin te institucionet”, theksoi Waitz.

Waitz shtoi se drejtësia funksionon kur ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe kur personat me pushtet nuk gëzojnë pandëshkueshmëri. Ai vlerësoi gjithashtu se sigurimi i pagave të përshtatshme për gjyqtarët dhe oficerët e policisë është një masë që ndihmon në parandalimin e korrupsionit.

të fundit

Adri Mehmeti realizon ëndrrën, Pochettino e thërret për ndeshjet zyrtare të SHBA-së

Ylli i New York Red Bulls, Adri Mehmeti është ftuar për kualifikueset e Ligës së Kombeve të CONCACAF-it nga përzgjedhësi…

5 seconds ago

Day 23 of protests: Students gather at the prime minister’s office and call for Rama to step down

Pas disa orësh protestë dhe marshimesh nëpër universitetet e Tiranës, studentët janë zhvendosur  përpara Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet për dorëheqjen…

13 seconds ago

Tensionet mes “Plisave” dhe “Intelektualëve” në Gjilan, lëndohen tre policë

Përleshja mes tifozëve të Prishtinës, “Plisave”, dhe atyre të Dritës, “Intelektualëve”, gjatë derbit të zhvilluar të mërkurën në Gjilan, ka…

6 minutes ago

Kos kërkon nga Maqedonia e Veriut zbatimin e ndryshimeve kushtetuese

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit…

8 minutes ago

Waitz i kërkon Kos angazhim diplomatik për çështjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, para Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, ku u prezantua…

9 minutes ago

Chelsea vëzhgon katër mesfushorë, por Alex Scott mbetet zgjedhja e parë

Chelsea pritet të përforcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e drejtuesve të klubit londinez janë katër…

12 minutes ago