maqedoni

VMRO-ja nga nesër bllokon Kuvendin

Afati i dhënë nga VMRO-DPMNE për fillimin e bisedimeve për zgjedhjet e parakohshme skadon sot, dhe nëse nuk ka marrëveshje për lidership për këtë çështje, opozita nga nesër ka paralajmëruar bllokadë aktive të Kuvendit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ishte i vendosur se nuk do të ketë takim lidershipi të bazuar në shantazhe dhe kërcënime, ndërsa bllokadën e paralajmëruar gjatë luftës në Ukrainë dhe në kohë krize e cilësoi si hap të papërgjegjshëm.

Të lidhura

None found

Nga aeroporti sportiv “Stenkovec” në Shkup ku u mbajt Dita e hapur për ekspozimin e avionëve që është pjesë e stërvitjes “Swift Response 22”, kryeministri Kovaçevski tha se mund të ketë takim lidershipi, por për çështjet që janë strategjike, që nënkupton një jetë më të mirë të qytetarëve dhe lidhur me përballjen me krizën energjetike.

“Mbledhje lidershipi e bazuar në shantazhe dhe kërcënime, duke e parë kryetarin e VMRO-DPMNE-së duke numëruar mbrapsht si në një film të keq aksion, nuk do të ketë, ky është qëndrim i të gjitha partive politike nga blloku ynë”, tha Kovaçevski.

Lidhur me shpalljen e bllokadës së Kuvendit nga partia më e madhe opozitare gjatë luftës në Ukrainë dhe në kohën kur çmimet e energjisë dhe ushqimeve janë vazhdimisht në rritje, ai tha se kjo është e papërgjegjshme dhe për qëllime politike.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në disa kriza, dhe këto kriza sipas tyre, shkaktohet nga krimi dhe paaftësia e menaxherëve në energjetikë dhe në ekonominë shtetërore.

“Të dyja krizat e mëdha janë rezultat i LSDM-së dhe BDI-së. Dhe nuk mund të japin zgjidhje, sepse nuk dinë dhe nuk kanë plan”, thonë nga partia opozitare.

Pas shpalljes së sondazhit dje, LSDM-ja theksoi se ky hulumtim është një përpjekje e dëshpëruar e VMRO-DPMNE-së për ta inkurajuar Hristijan Mickoskin në hapat e tij destruktiv dhe bllokada me sondazhe të porositura dhe të falsifikuara.

Nga LSDM thanë se në Kuvend mbeten të bllokuara disa zgjidhje ligjore, si Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionistë në Shkollat ​​Fillore dhe të Mesme, Ligji për Shërbimin në Ushtri dhe të tjera, vetëm për shkak të VMRO-DPMNE-së./ina

të fundit

Opta zbulon parashikimin për fituesin e Ligës së Kampionëve 2026/27

Superkompjuteri Opta ka publikuar parashikimet e para për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, dhe ato sjellin tregues shqetësues…

3 minutes ago

Seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i Seancës Konstitutive do të mbahet më 9…

5 minutes ago

Punëtorët përballen me kosto të lartë udhëtimi në aksin Tetovë-Shkup, bileta mujore shkon në 6,500 denarë

Rritja e çmimit të transportit ndërurban ngre përsëri pyetjen se sa kushton një udhëtim ditor për në punë, veçanërisht për…

9 minutes ago

Arrestohet 45-vjeçari nga Shkupi, dyshohet për vjedhjen e pjesëve të hekurudhës

Një 45-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda të pjesëve metalike nga linja…

9 minutes ago

Stenaldo Mëhilli rikthehet në Top Albania Radio, risia e sezonit të ri të “Live From Tirana

Nga 7 shtatori, “Live From Tirana” rikthehet në ekranet dhe transmetimet e Top Albania Radio në kanalin 10 në Digitalb,…

12 minutes ago