maqedoni

Kovaçevski: VMRO promovon debat jashtëzakonisht irracional për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski konsideron se aktualisht i gjithë diskutimi për amendamentet kushtetuese po zhvillohet në nivel mjaft racional nga partitë në pushtet dhe koalicioni që është për integrime evropiane dhe në nivel jashtëzakonisht irracional nga lidershipi i VMRO-DPMNE-së. Sipas kryeministrit është i nevojshëm një diskutim i bazuar në fakte.

“E shihni që publiku nuk ka komente për përmbajtjen e amendamenteve dhe për procedurën që po zhvillohet. Besoj se në fund duhet të rezultojë me marrjen e vendimeve të nevojshme dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Do të thotë një vendim strategjik, gjithçka tjetër është ikja nga realiteti, ikja nga përgjegjësia dhe kthimi i shtetit në izolim dhe pasiguri siç e pamë në ato 11 vjet kur u krijua një model inxhinierie kulturore-historike-financiare nga e cila askush nuk përfitoi”

Të lidhura

None found

Kovaçevski deklaroi se vendi ngeci në të gjitha fushat dhe nuk lëvizi asnjë milimetër në integrimet euroatlantike. “Sa për krahasim, Kroacia filloi me ne, dhe tashmë e ka futur euron, është pjesë e BE-së dhe zonës Shengen, ndërsa ende po diskutojmë nëse do të marrim një vendim me të cilin do t’i hapim kapitujt”, tha Kovaçevski.

Vendimi kryesor i këtij mandati parlamentar, theksoi Kovaçevski, është votimi për Evropën dhe vazhdimi i rrugës së integrimit evropian të vendit.

Kreu i Qeverisë deklaroi se deputetët vendosin sipas mandatit që kanë marrë, ndërsa beson se vendimi kryesor i këtij mandati parlamentar është votimi për Europën dhe vazhdimi i rrugës së integrimit europian të vendit. “Ne e filluam atë proces, procesi u mirëprit nga të gjithë partnerët tanë strategjikë: nga SHBA dhe nga liderët e BE-së dhe nga anëtarët e BE-së”, theksoi kryeministri Kovaçevski. /SHENJA/

të fundit

Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s revole të personalizuara, arma speciale sjell vështirësi pas samitit

Një dhuratë e pazakonshme e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për krerët e NATO-s ka nxitur debat dhe ka sjellë…

4 minutes ago

Alarm dhe ndërprerje trafiku në Urën e Bruklinit, një burrë ngjitet mbi kabllot në lartësi të madhe

Një incident që shkaktoi shqetësim ndodhi në Nju Jork, pasi një burrë u ngjit mbi kabllot e Urës historike të…

4 minutes ago

LSDM dhe OBRM-PDUKM përballen me akuza të ndërsjella për ecurinë e rritjes ekonomike

LSDM akuzoi Qeverinë se ka mashtruar me pretendimet për rritjen ekonomike, duke iu referuar projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas…

5 minutes ago

Xhaka para sfidës me Argjentinën dhe Messin: Privilegj i madh, por Zvicra synon të bëjë histori

Yjet e Zvicrës janë plotësisht të motivuar përpara çerekfinales së madhe të Kupës së Botës ndaj kampiones në fuqi, Argjentinës,…

10 minutes ago

AAK publikon përgjigjen ndaj ftesës së Kurtit dhe konfirmon qëndrimin e 26 qershorit

Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës, e cila sapo i është…

14 minutes ago

Këmbim valutor pa licencë, 11 masa sigurie ekzekutohen në Berat; sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro

BERAT – Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për…

19 minutes ago