Categories: maqedoni

VLEN: Maqedonia e Veriut avancon transportin ajror me teknologji moderne dhe standarde evropiane

Sipas VLEN-it, transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme falë investimeve në siguri, teknologji dhe shtimit të lidhjeve me destinacione të reja.

Të lidhura

None found

Nga partia në pushtet theksohet se përfaqësuesit e VLEN-it në institucione po tregojnë se standardet që deri dje konsideroheshin të paarritshme mund të realizohen me angazhim dhe punë të vazhdueshme.

Në njoftimin e partisë thuhet se, në kuadër të këtij zhvillimi, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, mori pjesë në lëshimin në përdorim të sistemit të ri tomografik për kontrollin e sigurisë së bagazhit të dorës. Sipas tyre, investimi prej 1 milion eurosh e rendit Maqedoninë e Veriut mes vendeve që aplikojnë teknologjitë më të avancuara në këtë sektor, ndërsa bëhet fjalë për sistemin e parë të këtij lloji në Ballkan.

VLEN nënvizon se zhvillimi nuk kufizohet vetëm te modernizimi teknologjik. Gjatë dy viteve të fundit janë hapur 28 destinacione të reja ajrore, ndërsa për këtë vit parashikohet që numri i udhëtarëve të kalojë 3,5 milionë. Sipas partisë, këto shifra tregojnë se politikat e reja po e konsolidojnë pozitën e vendit si një qendër gjithnjë e më e rëndësishme e transportit ajror në rajon.

Në përfundim të reagimit, partia vlerëson se qeverisja duhet të matet me rezultate dhe jo me retorikë. Ajo shton se çdo investim që rrit sigurinë, përmirëson shërbimet dhe zgjeron mundësitë për qytetarët është pjesë e vizionit për një Maqedoni të Veriut moderne, të zhvilluar dhe më të lidhur me Evropën dhe botën.

të fundit

VIDEO/ Eleni Foureira rrëfen për herë të parë frikën që kishte nga origjina e saj shqiptare: Mendoja se do të më mbylleshin dyert

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira, ka folur hapur për sfidat që përjetoi në fillimet e karrierës, duke zbuluar se…

22 seconds ago

5 deputetë largohen nga Kryesia e PD-së/ Ja kush janë anëtarët e rinj që u zgjodhën nga Këshilli Kombëtar

Këshilli Kombëtar i PD-së ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, ku Ilda Zhulali u shpall si më e…

2 minutes ago

VIDEO/ Pas shtatzënisë së shumë përfolur, Xhuli vjen me reality show-n e saj “Eagle Queen” – premiera zgjon interes të madh

Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në…

4 minutes ago

Në Shkup, policia mori në pyetje dy të mitura për dhunën ndaj një 12-vjeçareje në prani të prindërve

Dy të mitura, në prani të prindërve të tyre, janë marrë në pyetje në stacion policor lidhur me rastin e…

10 minutes ago

Ish-kampioni i Superiores me Edi Martinin, Aldrit Oshafi mbyll aventurën te Flamurtari dhe kalon në Poloni

Teuta, sezoni 2020-2021Sulmuesi beratas Aldrit Oshafi, i ka dhënë fund bashkëpunimit me ekipin e Flamurtarit [...]Read More...

11 minutes ago

Osmani: 2 Korriku shënoi fillimin e rrugës për Kosovën si shtet i lirë dhe i pavarur

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 36-vjetorin e miratimit të Deklarates Kushtetuese të 2 korrikut, ka thënë se kjo datë…

12 minutes ago