Sipas VLEN-it, fillimi i ndërtimit të autostradës Bukojçan-Kërçovë përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e Korridorit 8 dhe në përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut me vendet e rajonit.
None found
VLEN e cilëson këtë korridor si një interes strategjik kombëtar dhe si një mundësi të rëndësishme për rritjen ekonomike të vendit. Projekti do të përmirësojë komunikimin rrugor me Shqipërinë dhe Bullgarinë, do të lehtësojë qarkullimin e mallrave dhe do të krijojë kushte më të mira për investime dhe bashkëpunim ekonomik.
Ky projekt infrastrukturor shihet si një faktor që përcakton perspektivën e zhvillimit të vendit. Çdo pjesë e re e ndërtuar e afron Maqedoninë e Veriut me një sistem modern rrugor dhe i jep asaj një rol më të madh në rrjetin tregtar rajonal.
Avancimi i Korridorit 8, sipas VLEN-it, lidhet drejtpërdrejt me synimin për zhvillim ekonomik, forcim të bashkëpunimit rajonal dhe integrim në strukturat evropiane.
“Qëllimi është që pozita gjeografike e vendit të kthehet në një avantazh ekonomik, përmes infrastrukturës që u shërben qytetarëve, bizneseve dhe brezave të ardhshëm”, deklarojnë nga VLEN./Telegrafi/
23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma…
Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është e gatshme për përballjen Kosovë-Izrael, e cila zhvillohet…
Manchester United po planifikon të nënshkruajë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit 2027, me klubin që i jep përparësi…
Politikania bavareze Ilse Aigner pritet të jetë kandidatja e bllokut konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Partisë Social Demokrate…
Shtatë fëmijë nga Kopshti nr. 10 në Vlorë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në pediatri, pasi mbrëmjen e kaluar kanë…