VLEN ka bërë të ditur se ndërmarrjet hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po punojnë për vendosjen në funksion të një linje direkte hekurudhore mes Shkupit dhe Prishtinës gjatë vitit të ardhshëm. Sipas synimit të tyre, udhëtimi mes dy kryeqyteteve do të zgjasë rreth 50 minuta.
None found
Ky projekt do t’u krijonte qytetarëve një alternativë të re transporti dhe do të shkurtonte kohën e udhëtimit për ata që lëvizin për punë, studime apo vizita familjare. Ndërkohë, lidhja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po avancon edhe përmes projektit strategjik të autostradës Shkup–Bllacë.
Përfundimi i segmentit të autostradës pritet të përmirësojë qarkullimin në drejtim të Prishtinës dhe transportin e mallrave, duke e lidhur këtë aks me autostradën në territorin e Kosovës.
VLEN vlerëson se të dyja projektet janë veçanërisht të rëndësishme, pasi qytetarët dhe bizneset në të dyja anët e kufirit kanë kontakte të përditshme dhe prej kohësh kërkojnë lëvizje më të shpejtë e më të lehtë. Nga kjo parti thonë se angazhimi i tyre në Qeveri është që realizimi i projekteve të përshpejtohet, në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi i qytetarëve dhe transporti i mallrave për bizneset.
Sipas VLEN-it, ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë dhe krijimi i linjës direkte hekurudhore do ta afrojë edhe më shumë Shkupin me Prishtinën në jetën e përditshme./Telegrafi/
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp tha se…
Largimi i Cristiano Ronaldos nga kampi i kombëtares portugeze është tema kryesore në vend. Federata Portugeze e Futbollit nuk dëshiron…
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket të shtënave me armë të ndodhura mbrëmjen e…
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të rikthehet në garën për president të…
Rolando MaranNga stadiumi i Helsinkit, aty ku është mbajtur dhe konferenca për shtyp prag ndeshjes që Shqipëria do të luajë…
Elseid HysajShqipëria do të përballet me Finlandën, në ndeshjen e vlefshme të raundit të tretë të Ligës së Kombeve [...]Read…