Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Listën e Parë Përfundimtare Prioritare të projekteve për investime publike, ku është përfshirë edhe rikonstruksioni i hekurudhës Shkup-Kërçovë, e cila është pjesë e Korridorit 8.
None found
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, tha se ky vendim përbën një hap me peshë drejt modernizimit të rrjetit hekurudhor, si dhe fuqizimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me vendet e rajonit dhe Evropën.
Sipas Zekolli Shaqirit, projekti ka rëndësi strategjike për vendin dhe përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore, forcimin e ndërlidhjes së brendshme dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në rrjetet rajonale dhe evropiane të transportit.
Ajo nënvizoi se Korridori 8 nuk duhet parë vetëm si një linjë hekurudhore, por si një arterie strategjike që lidh vendin me rajonin dhe Evropën.
Rindërtimi i segmentit Shkup-Kërçovë pritet të sjellë një infrastrukturë më bashkëkohore dhe të krijojë kushte për transport më efikas.
Zekolli Shaqiri bëri të ditur gjithashtu se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vijojë investimet në projekte të orientuara drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe hapjes së mundësive të reja për zhvillimin e vendit.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…