Categories: maqedoni

VLEN kërkon llogari nga Taravari dhe shpreh mbështetje për banorët e Debreshit

Koalicioni VLEN ka reaguar për situatën me furnizimin me ujë të pijshëm në fshatin Debresh, duke e përshkruar atë si skandaloze dhe si pasojë të gjendjes së rëndë në të cilën, sipas tyre, është lënë Komuna e Gostivarit pas viteve të keqqeverisjes.

Sipas VLEN-it, vështirësitë që po shfaqen tani burojnë nga borxhet dhe problemet infrastrukturore të akumuluara ndër vite.

Të lidhura

None found

Në këtë reagim, koalicioni ka drejtuar akuza ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për të cilin pretendon se e ka lënë komunën në një situatë të rënduar si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë infrastrukturor.

“Pyetja që shtrohet është pse Arben Taravari nuk del të marrë përgjegjësi për gjendjen që vetë e ka lënë pas dhe pse e lë në zjarr kryetarin aktual të komunës, i cili ka vetëm katër muaj mandat”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

VLEN shpreh solidaritet me banorët e Debreshtit dhe thekson se e kupton shqetësimin dhe revoltën e tyre për mungesën e ujit të pijshëm.

Në të njëjtën kohë, nga koalicioni u bëhet thirrje institucioneve lokale dhe ndërmarrjeve publike që të ndërhyjnë me masa urgjente për të rikthyer normalizimin e furnizimit me ujë.

Sipas reagimit, për qytetarët me rëndësi kryesore është zgjidhja e problemit dhe jo arsyetimet, ndaj kërkohet që kjo çështje të trajtohet si prioritet absolut.

VLEN nënvizon gjithashtu se qeverisja e tij e ka mbështetur Gostivarin me mbi 50 projekte, duke vlerësuar se qyteti ka nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo për shmangie të përgjegjësisë.

Në fund të reagimit, koalicioni kërkon nga Arben Taravari të japë përgjigje për gjendjen në të cilën, sipas tyre, është lënë Komuna e Gostivarit.

të fundit

Mistral shënon fundin e epokës së motorit W16 te Bugatti

Viti 2026 do të hyjë në histori si një nga vitet më të rëndësishme për Bugattin. Jo vetëm që po…

1 minute ago

Gostivar Bans Drinking Water After More Than 1,200 Residents Fall Ill

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka lëshuar ndalim për përdorimin e ujit për pije nga sistemi i ujësjellësit të…

3 minutes ago

Shefi i CIA-s: Rekrutët rusë në frontin ukrainas zgjasin mesatarisht 20-30 minuta

Një rekrut rus i dërguar në vijën e parë të luftimeve në Ukrainë ka mesatarisht vetëm 20 deri në 30…

3 minutes ago

Protests in Tirana, Swiss newspaper: Rama’s government accused of corruption and abuse of power! €4 million for Kanye West concert further fuelled discontent

Një koncert i muzikantit amerikan në Tiranë po shndërrohet në një katastrofë politike për kryeministrin Edi Rama. Për lëvizjen protestuese,…

3 minutes ago

Japan reforms imperial law but reserves throne for men

Parlamenti japonez ka aprovuar amendamente në ligjin që rregullon familjen perandorake, në përpjekje për t’iu përgjigjur numrit të pakët të…

4 minutes ago

Andy Burnham after being elected Labour leader: I have a plan to restore hope and deliver results

Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh lideri i ri i Partisë Laburiste, Andy Burnham premtoi se do…

4 minutes ago