Categories: maqedoni

VLEN-i përqendron emrat për Qeverinë e re në Tetovë, në pritje të dorëzimit të martën

Të martën pritet që në Qeveri të dorëzohen emrat e përbërjes së re qeveritare. Sipas informacioneve të brendshme që dalin nga mbledhjet e Kryesisë së VLEN-it, pjesa dërrmuese e kandidatëve për poste ministrore janë nga Tetova, çka ka hapur dilema për ekuilibrin rajonal të përfaqësimit brenda koalicionit.

Burimet thonë se Sedat Sulejmani pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës, Jeton Shazivari të propozohet për ministër të Drejtësisë, ndërsa Agon Ferrati për ministër të Marrëdhënieve Ndëretnike. Që të tre vijnë nga Tetova.

Të lidhura

None found

Nga përbërja aktuale ministrore, Besar Durmishi do të mbetet në detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Punës. Edhe ai është nga Tetova, duke e forcuar edhe më shumë peshën e këtij qyteti në ekipin ministror të VLEN-it.

Në kabinetin qeveritar do të vijojnë të jenë edhe Muhamed Hoxha nga Saraji, në funksionin e ministrit të Ekologjisë, si dhe Bekim Sali nga Çairi, i cili do të vazhdojë si ministër për Eurointegrime dhe njëkohësisht si zëvendëskryeministër i parë.

Rikonstruimi pritet të përfshijë edhe lëvizje në nivelin e zëvendësministrave, ku disa funksione mund të hiqen ose të riorganizohen. Sipas burimeve, nëse kjo skemë mbetet e njëjtë, Zona Zgjedhore 5 do të mbetet pa asnjë përfaqësues në Qeveri, ndërsa edhe zonat 1 dhe 2 do të kenë dukshëm më pak përfaqësim nga sa është pritur.

Nëse emrat që po qarkullojnë marrin miratim në seancën e së martës, përbërja e re e Qeverisë pritet të nxisë debat për përfaqësimin territorial në VLEN, mes kritikave se qytetet dhe rajonet e tjera shqiptare janë lënë në hije nga dominimi i kuadrove që vijnë nga Tetova.

të fundit

“He is a war criminal, his place is in The Hague” / Netanyahu’s office responds to Mamdani’s accusations: The damage his policies are causing to New York…

Deklaratat e Zohran Mamdanit, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, në lidhje me një arrestim të mundshëm të Benjamin Netanyahut…

4 hours ago

“Ai është kriminel lufte, vendi i tij është në Hagë” / Përgjigjja e zyrës së Netanyahut ndaj akuzave të Mamdanit: Dëmet që po i shkaktohen Nju Jorkut nga politika e tij…

Deklaratat e Zohran Mamdanit, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, në lidhje me një arrestim të mundshëm të Benjamin Netanyahut…

4 hours ago

Rodri vlerësohet si lojtari më i mirë i Botërorit, Cubarsi merr çmimin e talentit më të ri

Përfundimi i Kupës së Botës 2026 solli edhe ndarjen e çmimeve individuale për futbollistët më të dalluar të turneut, me…

5 hours ago

Zhgënjimi dhe klasa e Messit pas finales së humbur të Botërorit 2026

Lionel Messi e përjetoi një tjetër finale të madhe me fanellën e Argjentinës, por kësaj radhe nuk arriti ta mbyllte…

5 hours ago

Lifeless bodies of three people who traveled from Skopje to Kosovo found in crashed vehicle

Burimet e Alsat bëjnë të ditur se makina sapo është gjetur e përmbysur dhe rënë në afërsi të kufirit me…

5 hours ago

VIDEO / Përplasjet fizike të Leandro Paredes pas finales së Kupës së Botës, konfrontohet me Eric Garcia dhe Gavin

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u mbyll vetëm me festën e spanjollëve, por edhe me…

5 hours ago