VLEN ka dalë me reagim ndaj qëndrimeve të Bujar Osmanit, pasi ai deklaroi se bilanci i VLEN-it pas dy vitesh në qeveri është dëshpërues dhe se vendi ka mbetur në vendnumëro, duke zëvendësuar agjendën evropiane me politika ditore.
None found
Nga ky koalicion thonë se Osmani duhet të japë llogari për periudhën kur ka ushtruar funksione në majat e shtetit.
“I preferuari i çdo pushteti dhe funksionari i përjetshëm i BDI-së, i mësuar me përkëdheljet e pushtetit dhe privilegjet e posteve të njëpasnjëshme, bën mirë që t’i tregojë popullatës se cili ishte hajri për qytetarin e thjeshtë nga qëndrimi i tij në poste pa ndërprerë. Ministër pa legjitimitet, politikan pa bazë elektorale, funksionar pa vota, Bujar Osmani do të mbahet mend vetëm si i dëgjzeshmi i shefave që shfrytëzoi postet për beneficione personale, ndërkohë shqiptarët i la në mjerim dhe varfëri”.
Sipas VLEN-it, kur Osmani flet për izolimin e vendit, duhet pasur parasysh se ai u emërua ministër në Qeverinë anti-NATO që doli nga vetoja e Greqisë në Bukuresht. Ata theksojnë gjithashtu se ai ishte ministër edhe në Qeverinë e antikuizimit të Maqedonisë, duke përmendur se aprovoi Shkupi 2014, riemërtimin e Aeroportit dhe riemërtimin e autostradës.
“Sa i përket lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, Bujar Osmanin e kujtojmë si avokatin publik të shtetit në rastin Monstra, si të heshturin në rastin Harun Aliu, si të humburin në Lagjen e trimave, si të frikësuarin në të gjitha proceset e montuara ku shqiptarët vërtetë kishin përfaqësues, por nuk kishin përfaqësim dhe zë në Qeveri”, thonë nga VLEN.
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…
Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…
Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…