Categories: maqedoni

Osmani: Bërvenica iu përgjigj politikave anti-shqiptare, VLEN-i krijoi paqartësi pas fitores së Jahijut

Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e interpretoi angazhimin e jashtëzakonshëm të mërgatës dhe bashkimin e qytetarëve në Bërvenicë si një kundërpërgjigje të qartë ndaj politikave të OBRM-PDUKM-së dhe Qeverisë, të cilat ai i konsideron anti-shqiptare dhe anti-europiane.

Në një prononcim për “Shenja”, ai tha se ky mobilizim dëshmon se qytetarët kanë nisur t’u përgjigjen këtyre politikave. Sipas Osmanit, reagimi i tyre përcjell paralajmërimin se një qasje e tillë nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Të lidhura

None found

Ai u shpreh se, ndonëse me këto politika mund të kalohet një periudhë e caktuar, të fitohet ndonjë betejë zgjedhore apo të qëndrohet më pak ose më shumë në Qeveri, epoka e politikave anti-shqiptare në Maqedoni është mbyllur në vitin 2001.

Osmani komentoi edhe qëndrimet e drejtuesve të VLEN-it pas fitores së kandidatit shqiptar, Arkin Jahijut. Ai i kritikoi për mungesën e një thirrjeje të qartë në mbështetje të tij përgjatë procesit zgjedhor dhe vlerësoi se deklaratat e tyre kishin prodhuar konfuzion.

Ndërkohë, si gjest pozitiv ai përmendi vizitën që kundërkandidati i Arkin Jahiut, të cilin e quajti kandidatin e tyre, bëri natën në shtabin e BDI-së për të përshëndetur fituesin. Sipas tij, paqartësia në qëndrimet e udhëheqësve të VLEN-it erdhi pas këtij veprimi.

Duke argumentuar kritikat e tij, Osmani tha se ata nuk kërkuan në asnjë moment mbështetje për kandidatin shqiptar në Bërvenicë, por u shprehën që të fitonte më i miri ose që etika të mos ngatërrohej me etnikën.

Kumtesën e sotme të VLEN-it, ku thuhet se shoqëria ende nuk ka arritur të ndërtojë një model multietnik, Osmani e quajti skandaloze. Ai e interpretoi këtë deklaratë sikur VLEN-i po u kërkonte falje shqiptarëve ose qytetarëve për faktin që zgjedhjet i kishte fituar kandidati shqiptar.

të fundit

Ramadani kërkon largimin e Sveçlës: Policisë i mungojnë edhe pajisjet bazike

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

49 seconds ago

Halloween, 1 person përfundon në spital; Toksikologjia përgënjeshtron lajmin për 300 të rinj të droguar me “Rapi Drug

Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT mohon faktin që të shtunën të kenë mbërritur 300 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore…

5 minutes ago

Gjykata miraton ndryshimin e emrit të Vivienne, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt heq mbiemrin Pitt

Vivienne, vajza 18-vjeçare e aktorëve të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka hequr zyrtarisht mbiemrin e të atit, pasi…

5 minutes ago

Automjetet historike të Britanisë nisen nga Londra drejt Brightonit në garën tradicionale

Historia e automobilizmit britanik u rikthye në rrugët e Londrës të dielën, më 1 nëntor, kur dhjetëra makina të vjetra…

10 minutes ago

Porsche kthen fokusin te modelet ultra-ekskluzive, me çmime deri në 15 milionë dollarë

Porsche po ndryshon strategjinë e saj të biznesit, duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në makina luksoze, të personalizuara…

10 minutes ago

Trump akuzon kandidatët demokratë në prag të mesmandatit: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe përkrahin xhihadistët

Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donald Trump përuroi një projekt që, por…

13 minutes ago