Nga VLEN deklarojnë se gjatë 24 muajve në qeverisje është treguar se ndryshimi mund të bëhet realitet kur ekziston vullneti.
None found
Sipas tyre, para dy vitesh VLEN mori mbi vete një përgjegjësi të madhe, atë të rikthimit të besimit të qytetarëve te një politikë që vepron. Siç theksojnë, kjo nuk është bërë përmes fjalëve dhe justifikimeve të pafundme, por përmes vendimeve të zbatuara, projekteve të realizuara dhe rezultateve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.
Në njoftim thuhet se gjatë këtyre 24 muajve janë çuar përpara reforma dhe projekte që për shumë vite kishin mbetur vetëm në nivel premtimesh. Ata përmendin ligje me peshë strategjike, investime në komunat shqiptare, mbështetje për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe zhvillimin lokal, si edhe projekte infrastrukturore që, sipas tyre, po e ndryshojnë gjendjen në terren, si dëshmi se qeverisja me përgjegjësi prodhon rezultate.
VLEN vlerëson se pjesë e rëndësishme e këtij procesi ka qenë edhe avancimi i përfaqësimit dhe i rolit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, bashkë me forcimin e zërit të tyre në vendimmarrje. Sipas tyre, VLEN ka luajtur rol aktiv në këtë ndryshim, duke e kthyer përfaqësimin në praktikë dhe duke shtuar ndikimin institucional në proceset vendore dhe shtetërore.
Nga VLEN thonë se bilanci i këtyre dy viteve tregon qartë se ndryshimi nuk ndërtohet mbi retorikë, por mbi punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Ata shtojnë se ky është standardi që kanë vendosur në qeverisje, një qeverisje ku shqiptarët kanë rol më të fortë në institucione, ku vendimmarrja sjell efekt dhe ku politikat përkthehen në përmirësim të jetës së qytetarëve./Telegrafi/
SuperioreNdërsa merkatoja e verës ka hyrë në fazën e “nxehtë”, klubet e Superiores po lëvizin “gurët” me shpejtësi [...]Read More...
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka zbuluar se brenda kampit të Gjermanisë ka pasur tensione gjatë Kupës së Botës…
Klubi arab Al-Ahli, ka bërë një kërkesë fillestare për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të Mohamed Salah, sipas Sky Switzerland.Ky…
Këngëtarja Keisi ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj në Instagram. Kejsi po…
Protestat e zhvilluara dje përpara Parlamentit dhe Policisë, si dhe tubimet e njëpasnjëshme të diasporës shqiptare, kanë sjellë reagime të…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bonusin e verës për pensionistët, i…