Brenda vetëm një jave, VLEN ka sjellë disa zhvillime pozitive, mes tyre mbi 300 projekte në fushën e ujësjellësit, kanalizimeve dhe mbrojtjes së mjedisit, avancimin e autostradës Shkup–Bllacë dhe reduktimin e pritjeve në kufirin me Kosovën, thuhet në njoftimin e VLEN.
None found
“Ndërsa ata që për dy dekada e mbajtën pushtetin dhe lanë pas një gjendje kaotike përpiqen ta paraqesin çdo gjë si zi e terr, ne u përgjigjemi me rezultate konkrete. Dallimi është si dita me natën, midis një politike që punët i bënte shkel e shko dhe një politike që i nis dhe i përfundon deri në fund.
Gjatë vetëm dy viteve, përmes angazhimit të nisur në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Izet Mexhiti dhe të vijuar nga Muhamet Hoxha, janë siguruar fonde dhe ka filluar zbatimi i mbi 300 projekteve infrastrukturore në të gjithë vendin.
Këto përfshijnë ujësjellës, kanalizime, stacione pastrimi dhe investime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qindra mijëra qytetarëve. Në të njëjtën kohë, po ngrihet sistemi rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe po përgatiten qendrat rajonale. Sipas VLEN-it, kjo është përgjigjja ndaj deponive të egra dhe problemeve që për dekada janë fshehur nën tepih.
Sa i përket autostradës Shkup–Bllacë, VLEN thotë se projekti, i premtuar në gjashtë palë zgjedhje, tashmë po kalon më në fund nga premtimi në realizim. Për këtë projekt është siguruar financim prej rreth 200 milionë eurosh dhe ai po hyn në fazën e zbatimit.
Po ashtu, sistemi “One Stop Shop” në kufirin me Kosovën ka sjellë ulje të pritjeve, ndërsa numri i udhëtarëve është rritur për 45 për qind. Sipas njoftimit, i njëjti model pritet të zbatohet shumë shpejt edhe në kufirin me Shqipërinë.
“Për VLEN-in, patriotizmi matet me punë. Nuk është të rrahësh gjoksin, por t’ua zgjidhësh njerëzve hallet. Këta që sot bërtasin për pushtet, për 24 vjet kishin vetëm llafe. Me VLEN-in ka projekte”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është përmbyllur Kursi Bazik për Xhenierë Luftarakë.…
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka vlerësuar se Ukraina ka në dispozicion vetëm dy muaj për të rikthyer bisedimet e…
Ngjarjet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shtojnë pasigurinë në një prej korridoreve detare më jetike në…
Prokurorja Sahide Gashi pas seancës për vrasjen në Gllogjan në një deklarim për media nuk dha detaje për rastin. Ajo…
Ka kaluar plot një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën e Alfons Bletës, 34 vjeç, në aksin rrugor…
Besiktas ka nisur të lëvizë seriozisht për transferimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, gjatë afatit kalimtar të verës.Sipas gazetës turke…