Gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta në lidhje me heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, e për këtë ka reaguar koalicioni VLEN, që siç thotë, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, përcjell TV21.
VLEN tha se, tablela tashmë është larguar dhe kanë urdhëruar një kompani që të prodhojë një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. VLEN tutje potencoi se, do të ketë hetim të brendshëm, për siç thanë, për të pare nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike.
“Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend. Së treti, me iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i parandalojmë me sukses. Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje”, tha VLEN.
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit për biznesmenin Elman Abule dhe të pandehurit e tjerë në…
Ekrem Imamoglu, ish-kryebashkiaku i burgosur i Stambollit dhe një prej rivalëve kryesorë politikë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka…
Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…
SH.A. “Lotaria Shtetërore” nuk ka organizuar lojëra VLT që nga viti 2013, sepse e gjithë e drejta, sipas vlerësimeve të…