Categories: maqedoni

VLEN: 306 projekte po transformojnë komunat shqiptare

Sipas VLEN-it, për një periudhë të gjatë komunat shqiptare mbetën jashtë fokusit të investimeve, ndërsa nismat zhvillimore, siç thonë ata, kushtëzoheshin nga interesa partiake dhe jo nga kërkesat reale të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Në një njoftim për media, ata vlerësojnë se angazhimi i tyre në Qeveri ka sjellë ndryshime konkrete, duke theksuar se 306 projekte janë duke e ndryshuar pamjen e komunave shqiptare.

“Ky nuk është vetëm një numër. Është dëshmi se fondet publike po orientohen aty ku ka nevojë për zhvillim dhe jo aty ku diktojnë interesat politike. Vetëm gjatë ditëve të fundit, katër komuna të udhëhequra nga VLEN sollën katër investime të rëndësishme infrastrukturore. Në Tetovë u promovua rruga ‘Sami Frashëri’, në Zhelinë u përfundua rruga Dëbërcë–Çiflik pas më shumë se tre dekadash pritje, në Bogovinë nisën punimet për rrugën Rakovec–Bogovinë, ndërsa në Dibër vazhdojnë investimet me rrugën ‘Fuad Dibra’”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tej, nga VLEN theksojnë se këto investime janë tregues se me përgjegjësi, vullnet politik dhe bashkëpunim institucional, projektet nuk mbeten vetëm në letër, por kthehen në punë konkrete që përshpejtojnë zhvillimin lokal dhe përmirësojnë kushtet për jetën dhe ekonominë.

“Iku koha e deklaratave boshe politike, VLEN krijoi një standard të ri. Ne tani matemi me kilometrat e rrugëve të ndërtuara, me projektet që nisin dhe përfundojnë, me investimet që prej vitesh ishin bllokuar e që sot po realizohen njëri pas tjetrit”, thonë nga VLEN.

të fundit

Nis hetimi ndaj një shtetasi serb për dyshime mbi nxitje të urrejtjes në Gazimestan

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale "Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit" ndaj një shtetasi të Serbisë,…

5 seconds ago

Arrestuan 18-vjeçarin teksa ishte në gjendje kritike pas goditjes me thikë, dy policë në Angli nën hetim për shkelje të rënda

Dy punonjës policie në Angli janë vënë nën hetim për shkelje të mundshme të rënda disiplinore pas ngjarjes që përfshin…

3 minutes ago

Trump raporton mbi 1 miliard dollarë të ardhura në 2025, me kriptovalutat burimin kryesor të fitimeve

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 ka siguruar më shumë se…

3 minutes ago

Vora zyrtarizon Cristian Shibën, 25-vjeçari nga Italia forcon prapavijën e klubit

VoraCristian Shiba është futbollisti më i ri i Vorës [...]Read More...

8 minutes ago

Dimitrieska-Kochoska: Reform Agenda steps for transparency, accountability and more efficient management of public finances have been completed

Nga Ministria e Financave thonë se kanë shënuar progres të theksuar në zbatimin e Agjendës reformuese 2024–2027, me fokus të…

8 minutes ago

Dr. Liljana Ristevska takes over as head of the Red Cross of North Macedonia

Në seancën konstituive-zgjedhore të Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Liljana Ristevska u zgjodh…

8 minutes ago