Categories: maqedoni

Vjedhje në Çair, autorët marrin pajisjen e kamerave nga stacioni teknik

Një rast i pazakontë vjedhjeje është regjistruar në një stacion për kontroll teknik në zonën e Çairit.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur nga ora 15:00 e datës 26 shtator deri në orën 02:42 të 27 shtatorit.

Persona të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në objektin që ndodhet në rrugën “Aleksandar Urdarevski”. Nga zyra e drejtuesit, ata kanë marrë vetëm pajisjen marrëse të sistemit të video-mbikëqyrjes.

Autorët kanë thyer gjithashtu hyrjet e një ekspoziture bankare dhe të zyrës së MPB-së, të cilat ndodhen brenda të njëjtit objekt. Megjithatë, nga këto dy ambiente nuk është konstatuar vjedhja e asnjë sendi.

“Më 27.09.2026, në orën 02:42, në SPB Shkup është raportuar se në periudhën nga ora 15:00 e datës 26.09.2026 deri në momentin e raportimit, me forcë është hyrë në objektin e një stacioni për kontroll teknik në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, në zonën e Çairit, dhe nga zyra e drejtuesit është marrë pajisja marrëse e sistemit të video-mbikëqyrjes. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar se me forcë është hyrë edhe në një ekspoziturë të një banke, si dhe në zyrën e MPB-së, të cilat ndodhen në kuadër të objektit, por nuk është marrë asgjë. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Suksesi ndaj Bjellorusisë, hapi i parë pozitiv; Kombëtarja përgatitet për tri duelet e radhës në Ligën e Kombeve (KALENDARI)

Kombëtarja shqiptare Shqipëria i bëri një nisje të mirë edicionit të ri të Ligës së Kombeve, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë,…

2 minutes ago

Avalanche in the Himalayas leaves 10 Nepali mountaineers missing

Të paktën 10 alpinistë nepalezë janë shpallur të zhdukur pasi një ortek goditi një strehë në Himalaje, në një zonë…

4 minutes ago

Vučić resigns as president of Serbia, speaks with Putin by phone; here is what the two leaders discussed

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dorëzojë ditën e sotme dorëheqjen nga posti i presidentit, pas njoftimit se do…

4 minutes ago

Zero-interest housing loans, applications exceed planned quotas sevenfold

Interesi i punonjësve të administratës publike për kreditë e strehimit me 0% interes ka tejkaluar ndjeshëm numrin e kuotave të…

4 minutes ago

Vucevic reacts after the arrest of nine Serbs: Serbia will not remain silent

Ish-kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, ka propaganduar karshi Kosovës, pas arrestimit të nëntë serbëve…

6 minutes ago

Theft in Čair, perpetrators take camera equipment from technical inspection station

Një vjedhje e pazakontë është raportuar në një stacion për kontroll teknik në Çair.Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në intervalin…

7 minutes ago