Policia, zhytësit dhe ekipet e shpëtimit malor kanë nisur kërkimet për një 32-vjeçar nga Shkupi, i cili u raportua i zhdukur dje në zonën e Liqenit të Ohrit.
None found
Sipas Ministrisë së Brendshme, bëhet fjalë për B.S. Babai i tij, Z.S., deklaroi se i biri ishte larguar nga auto-kampi ku po qëndronin në Ohër. Më vonë, ai gjeti në plazh disa prej rrobave të 32-vjeçarit, telefonin celular dhe një varkë gome.
Rasti u raportua më 14.09.2026, në orën 18.10, në Stacionin Policor të Ohrit. Menjëherë pas njoftimit, në kërkim u angazhuan efektivë të policisë së liqenit dhe të Stacionit Policor të Ohrit, së bashku me pjesëtarë të shërbimit alpinist të shpëtimit dhe një ekip të klubit të zhytjes “Ohri”.
Ekipet po kontrollojnë si ujërat e liqenit, ashtu edhe zonat tokësore, me synim gjetjen e B.S. dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit, njoftoi policia./Telegrafi/
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…