Categories: maqedoni

Vigenin: Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përkrahjen e qytetarëve bullgarë për anëtarësimin në BE

Kristian Vigenin, eurodeputet bullgar i grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet të fitojë mbështetjen e qytetarëve të Bullgarisë nëse synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për “BNT”, Vigenin tha se vizitat e përfaqësuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kryeqytetet evropiane dhe përpjekjet e tyre për të gjetur rrugë drejt Parlamentit Evropian nuk janë të mjaftueshme. Sipas tij, ata duhet të sigurojnë përkrahjen e qytetarëve bullgarë dhe të mos e trajtojnë këtë çështje si të parëndësishme.

Eurodeputeti iu referua rezultateve të një ankete që ai kishte porositur nga agjencia lokale “Myara”. Të dhënat, sipas tij, dëshmojnë se bullgarët në përgjithësi e përkrahin zgjerimin e Bashkimit Evropian, por nuk kanë të njëjtin qëndrim ndaj secilit prej vendeve kandidate.

Vigenin sqaroi se opinionet pozitive janë më të përhapura, ndërsa përjashtim bëjnë Maqedonia dhe, në mënyrë të veçantë, Ukraina, ndaj së cilës vërehet një qëndrim më negativ.

Ai nënvizoi gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, gjatë viteve të fundit, jo vetëm që nuk janë qetësuar apo normalizuar, por kanë lëvizur në kahun e kundërt.

Për këtë arsye, sipas Vigenin, Maqedonia duhet të angazhohet për të ndryshuar perceptimin që ekziston ndaj saj në Bullgari.

të fundit

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, kontrolle në Bërxullë dhe shoqërime personash për t’u marrë në pyetje

Policia ka ndërmarrë një aksion kontrollesh në Bërxullë, në kuadër të hetimit për zbardhjen e plotë të vrasjes së shtetasit…

3 minutes ago

Mediat në Iran: Mojtaba Khamenei në shtratin e vdekjes, lideri suprem në gjendje të rëndë shëndetësore

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është në gjendje kritike për jetë dhe mund të vdesë nga momenti në momente.…

5 minutes ago

Salah mbetet jashtë tre vendeve të para, zbulohet lista e 10 futbollistëve më të paguar në Turqi

Ylli egjiptian, Mohamed Salah nuk do të jetë lojtari më i paguar në Superligën e Turqisë këtë sezon, pavarësisht marrëveshjes…

5 minutes ago

Mësuesja ime u qëllua teksa po më fliste”, dëshmia e nxënëses që shpëtoi nga masakra në Tajlandë

Një nga nxënëset që i mbijetoi sulmit të armatosur në një shkollë në periferi të Bangkokut ka rrëfyer momentet e…

5 minutes ago

Sulm me armë në një shkollë tajlandeze, gjashtë të vdekur, përfshirë autorin 14-vjeçar

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë në periferi të…

6 minutes ago

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohet nga Kolumbia “Kimisti” i Frakullit. Një tjetër person sillet në Shqipëri nga Italia, i kërkuar për vepra të rënda penale (VIDEO)

Policia e Shtetit, ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët e Interpol-it…

9 minutes ago