Categories: maqedoni

Dotsova: Shkupi duhet të përmbushë konsensusin evropian të vitit 2022 për të vijuar procesin drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Mihaela Dotsova, deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 nëse dëshiron të ecë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Pas takimit me homologun e saj nga RMV, Afrim Gashi, në kuadër të seancës së 13-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Dotsova theksoi se ky qëndrim nuk mund të rinegociohet dhe se janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese.

Të lidhura

None found

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimet e Sofjes për atë që i cilësoi si demonstrata anti-bullgare, si edhe për djegien e automjeteve diplomatike të misionit diplomatik bullgar. Sipas saj, autori i krimit duhet të marrë një ndëshkim të drejtë.

Nga ana tjetër, Gashi e ftoi Dotsovën dhe delegacionin parlamentar për një vizitë në Maqedoni.

Siç është raportuar më herët nga kabinetit të Gashit, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë i ka thënë homologut të tij bullgar se krijimi i narrativave të përqendruara te e kaluara rëndon marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

të fundit

Testi i ri i gjakut mund të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut për Alzheimer

Të moshuarit e shëndetshëm në aspektin njohës me nivele të larta të një biomarkeri të quajtur p-tau217 në gjakun e…

2 minutes ago

Dy të ndaluar në Kumanovë, dyshohen se morën kredi të shpejta në emër të 19 personave

Zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Kumanovës sot (15.07.2026) kanë ndaluar A.S.D. (22) dhe M.V. (34), të…

4 minutes ago

BE kërkon nga kryeprokurori i ri luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka mirëpritur emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit z. Zejnullah Gashi, pas më shumë…

19 minutes ago

Scaloni ndërmerr hapa vendimtarë përballë Anglisë në gjysmëfinale

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka ndërmarrë një lëvizje drastike përpara përballjes gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Anglisë, e…

19 minutes ago

Ebola në Kongo prek mbi 2 mijë persona, 754 të vdekur; OBSH ngre alarmin për përhapjen e shpejtë

Autoritetet shëndetësore të Republikës Demokratike të Kongos raportuan se, që prej nisjes së shpërthimit epidemik, janë evidentuar më shumë se…

20 minutes ago

Trump do të takohet me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë më 20 korrik, mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të pritet nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të hënën e 20…

20 minutes ago