maqedoni

VIDEO/ Rrezik në kalimin hekurudhor në Llopat të Kumanovës, rampa nuk funksionon

Pamje shqetësuese vijnë nga kalimi hekurudhor në fshatin Llopat të Kumanovës, ku mungesa e sinjalistikës së duhur dhe mosfunksionimi i rampës së sigurisë mund të përbëjnë rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve dhe banorët që kalojnë çdo ditë në këtë segment.

Në videon që shoqëron lajmin shihet momenti kur treni kalon në kryqëzimin me rrugën, ndërkohë që rampa e sigurisë nuk është e ulur për të bllokuar kalimin e automjeteve.

Të lidhura

None found

Situata bëhet edhe më shqetësuese për faktin se kjo rrugë përdoret çdo ditë jo vetëm nga banorët e Llopatit, por edhe nga banorët e Komunës së Likovës, ku jetojnë rreth 30 mijë banorë.

Në mungesë të një sistemi funksional paralajmërues dhe të sinjalistikës së qartë, drejtuesit e automjeteve mund të gjenden përballë trenit vetëm pak metra përpara kalimit hekurudhor, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente me pasoja të rënda.

Banorët kërkojnë që drejtoria e Hekurudhave dhe Ministria e Transportit, të ndërhyjnë sa më shpejt për funksionalizimin e rampës, vendosjen e sinjalistikës së nevojshme dhe sigurimin e plotë të këtij kalimi hekurudhor, përpara se neglizhenca të përfundojë në tragjedi.

Pamjet e meposhtme tregojnë rrezikun në kalimin hekurudhor në Llopatë.

të fundit

12 shoferë ndalohen për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për…

49 seconds ago

Përplasje mes dy automjeteve në Fier, plagosen babai dhe djali i mitur

Një aksident ështe shënuar pasditen e sotme në aksin Fier- Vajkan në vendin e quajtur” Ura e Mbrostarit” . Një…

13 minutes ago

Liverpooli përgatit kontratë të re për Mac Allisterin mes interesimit të fuqishëm të Real Madridit

Liverpooli raportohet se po përgatitet të nisë bisedimet me Alexis Mac Allisterin për një kontratë të re, në përpjekje për…

19 minutes ago

Three Air Tractors Deployed to Fight Fire in Tearce Municipality

Në zjarrin në Zheden, në komunën e Tearcës, sot veprojnë tre “Er traktorët” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim informoi…

30 minutes ago

VIDEO/ Danger at Railway Crossing in Llopat, Kumanovo, as Barrier Fails to Work

Pamje shqetësuese vijnë nga kalimi hekurudhor në fshatin Llopat të Kumanovës, ku mungesa e sinjalistikës së duhur dhe mosfunksionimi i…

30 minutes ago

Weekend Brings Increased Traffic at Morina as Thousands of Travelers from Kosovo Enter Albania

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Morinës.…

32 minutes ago