Categories: maqedoni

Venera Azizi në PodGo: Në 24 muaj, VLEN ka realizuar më shumë sesa opozita në 24 vjet

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë dhe ish-gazetarja Venera Azizi ishte e ftuar në edicionin e 100-të të emisionit PodGo në Telegrafi Maqedoni, ku u diskutua për dyvjetorin e VLEN-it në Qeveri, punët e realizuara deri më tani, si edhe për rikonstruimin e qeverisë të paralajmëruar së fundmi.

Të lidhura

None found

Lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, Azizi u shpreh se nuk është e udhës të flitet në këtë fazë, pasi bisedimet ende po vazhdojnë. Sipas saj, janë kryetarët e VLEN-it ata që do të dalin para opinionit për të bërë të ditur emrat dhe ministritë përkatëse.

“Është jokorrekte të flasim pasi bisedimet janë në rrjedhë. Kryetarët do të dalin vetë të komunikojnë emrat dhe ministritë. Dhe do ta kisha lënë që ta dëgjojmë nga kryetarët”, theksoi Azizi.

Duke folur për çështjen që është aktualizuar ditët e fundit për emërtimet e rrugëve në Tetovë, ajo tha se qytetarët duhet ta dinë qartë se emrat nuk i ka hequr Bilall Kasami, për të cilin shtoi se është duke punuar për ta zgjidhur këtë problem.

“Popullata duhet ta dijë që emrat nuk i ka hequr Bilall Kasami. Emrat janë sjellë në këshillin komunal në vitin 2007 dhe prej atëherë kanë kaluar 20 vite. BDI ka pasur qeveri të tëra dhe nuk mund ta perceptoj se si nuk kanë mundur ta zgjidhin këtë çështje. Vendimi është sjellë nga ana e komunës dhe është dashur të që ketë vendim edhe nga Qeveria dhe tani protestojnë, pikërisht si ata fëmijët kur bëjnë faj. Ata i dijnë problemet ku i kanë lënë dhe thuajse zgjidhjet janë gjysmake dhe tani protestojnë kundër vetvetes”, tha Azizi.

Sa i përket pretendimeve se VLEN po shtypet nga OBRM-PDUKM, Azizi i hodhi poshtë këto vlerësime, duke numëruar disa nga projektet dhe vendimet që, sipas saj, dëshmojnë të kundërtën.

“Ndoshta na shohin se na shtyp OBRM-PDUKM-ja, por kjo nuk është e vërtetë. Si jemi të dobët kur ne po e përmbyllim rrugën Shkup – Bllacë, kur i kemi përshpejtuar punimet në Korridorin 8, po e ndërtojmë kampusin më modern të Universitetit Nënë Tereza, kemi ndarë 20 milionë euro për sheshin Skënderbeu, po e zgjidhin çështjen e Jurisprudencës, kemi rritur rrogat në polici, shëndetësi, kemi rritur pensionet. Për 24 muaj kemi bërë atë që ata nuk e kanë bërë për 24 vjet”, theksoi Azizi.

Në intervistë u trajtua edhe Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për të cilin Azizi tha se pas 24 vitesh po procedohet një ligj që synon të rregullojë këtë çështje.

“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është i qeverisë dhe VLEN ka bërë shumë për këtë. Ne nuk punojmë si individë, punojmë si grup. Ligji ndodhet në Kuvend dhe në debat, nëse do të ketë amendamente. Për herë të parë pas 24 viteve po sillet ligj i cili do ta rregullojë çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ligji ka sanksione, dënimi më i madh që mund të ndodh është dënimi politik. Ka trupin mbikëqyrës dhe kryesori i këtij trupi është zv.kryeministri i parë. Ky organ do ta ketë kontrollin e plotë dhe do ta shohë se cili institucion nuk e respekton këtë ligj”, theksoi Azizi.

Venera Azizi mori pjesë në emisionin e 100-të të PodGo dhe me këtë rast solli edhe një dhuratë për redaksinë, duke uruar që të ketë edhe shumë emisione të tjera./Telegrafi/

të fundit

Paketa fiskale 2027, Konfindustria i drejtohet Kuvendit: Deficiti tregtar mbi 5.8 miliardë euro, prodhimi në rënie dhe rrezik për lekun

Konfindustria ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me përkeqësim të…

1 minute ago

VIDEO/ Egnatia rikthen me një postim të papritur përjashtimin e Albano Aleksit nga Enea Jorgji

Albano Aleksi dhe Enea JorgjiPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka rikthyer në memorje kartonin e dytë të…

13 minutes ago

Baeten te Drita me pagë mujore 12,500 euro, ndër më të lartat në Kosovë

William Baeten është një prej futbollistëve më të paguar në futbollin kosovar, të paktën sipas shifrave të publikuara nga mediumi…

13 minutes ago

Maqedonci dhe përfaqësuesi gjerman në NATO diskutojnë në Berlin për bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Berlin, është takuar me ambasadorin Dr. Detlef Wachter, Përfaqësuesin e…

15 minutes ago

Presidentja e Kosovës nderon gjeneralin amerikan Steven Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas,…

15 minutes ago

Bardhi: Raporti i KE-së për Shqipërinë është më negativi ndër vite; rendit dhjetë kritika ndaj qeverisjes

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian…

22 minutes ago