Categories: maqedoni

Venera Azizi prezanton programin për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: “25 vjet dhe përtej

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, bëri të ditur programin e aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Përkujtimi i këtij përvjetori do të zhvillohet nën moton “25 vjet dhe përtej”.

Të lidhura

None found

Sipas Azizit, kjo datë do të shërbejë për të vlerësuar arritjet e një çerek shekulli, por edhe për të hapur diskutime mbi të ardhmen e vendit, mundësitë për të rinjtë dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Pse përtej? Sepse do të fillojmë të shikojmë çfarë na pret përtej 25 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Do të shohim cila do të jetë ardhmëria e fëmijëve tanë, e rinisë sonë dhe cila do të jetë rruga që do ta trasojmë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Azizi.

Programi përfshin tre panele ku do të marrin pjesë figura të njohura të jetës politike nga vendi dhe jashtë Maqedonisë së Veriut. Në diskutime do të trajtohen çështje që lidhen me Bashkimin Evropian, kohezionin, qeverisjen lokale, decentralizimin, paqen e qëndrueshme dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Një tjetër pjesë e programit do të jetë manifestimi qendror i organizuar nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, nën drejtimin e ministrit Agon Ferati, në bashkëpunim me Qeverinë. Veprimtaria do të zhvillohet te Ura e Gurit në Shkup dhe do të përfshijë performanca, aktivitete kulturore-artistike dhe fjalime protokollare. Në këtë ngjarje pritet të jetë i pranishëm edhe trupi diplomatik.

“Me këto panele do të mundohemi të nxjerrim të gjitha ato pika që do të na japin një vizion se çfarë na pret në 25 vitet e ardhshme, duke përkujtuar edhe të kaluarën dhe atë që kemi bërë gjatë këtyre 25 viteve”, u shpreh zëdhënësja e Qeverisë.

Si pjesë e aktiviteteve për përvjetorin është planifikuar edhe një seancë solemne në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Seanca do të drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.

të fundit

Paketa fiskale 2027, Konfindustria i drejtohet Kuvendit: Deficiti tregtar mbi 5.8 miliardë euro, prodhimi në rënie dhe rrezik për lekun

Konfindustria ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me përkeqësim të…

4 minutes ago

VIDEO/ Egnatia rikthen me një postim të papritur përjashtimin e Albano Aleksit nga Enea Jorgji

Albano Aleksi dhe Enea JorgjiPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka rikthyer në memorje kartonin e dytë të…

15 minutes ago

Baeten te Drita me pagë mujore 12,500 euro, ndër më të lartat në Kosovë

William Baeten është një prej futbollistëve më të paguar në futbollin kosovar, të paktën sipas shifrave të publikuara nga mediumi…

15 minutes ago

Maqedonci dhe përfaqësuesi gjerman në NATO diskutojnë në Berlin për bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Berlin, është takuar me ambasadorin Dr. Detlef Wachter, Përfaqësuesin e…

17 minutes ago

Presidentja e Kosovës nderon gjeneralin amerikan Steven Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas,…

17 minutes ago

Bardhi: Raporti i KE-së për Shqipërinë është më negativi ndër vite; rendit dhjetë kritika ndaj qeverisjes

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian…

24 minutes ago