maqedoni

Vazhdon seanca maratonë me debate për shkarkimin e ministrave shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Vazhdon ende seanca maratonë për shkarkimin e dy ministrave shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.

Pavarësisht se salla e Kuvendit është gati e zbrazët, nga foltorja flasin deputetët e VMRO-së të cilët thanë që ministri Mexhiti dhe Aliu janë “kurban” të rradhës të BDI-së.

Të lidhura

None found

Vërejtjet dhe akuzat e deputetëve u drejtuan nga kryeministri teknik Talat Xhaferi të cilin e akuzuan se me urdhër të Artan Grubit, ka marrë vendim për shkarkimin e ministrave, pavarësisht suksesit të tyre në ministritë përkatëse.

Pas përçarjeve brenda partiake që ndodhën këtë javë me partinë Aleanca për Shqiptarët, ministri Mexhiti dhe Aliu mbështetën kryetarin Taravari që ASh-ja t’i bashkohet bllokut opozitar.

Në sallë nga deputet shqiptarë vetëm Halil Snopçe ka marrë fjalën këto orët e fundit, i cili u ka dalë në mbrojtje ministrave,

Përplasjet në Aleancën për Shqiptarët filluan pas një takimi në Prishtinë të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti me drejtuesit e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë edhe zoti Taravari, partia e të cilit vazhdon të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Shkup. Pak ditë pas këtij takimi zoti Taravari e njoftoi vendimin në Facebook për bashkim me opozitën.

Përplasjet e thelluan edhe më tepër në mes drejtuesve dhe eksponentëve të lartë të partisë, ndërsa u njoftua edhe për një incident fizik në mes aktivistëve të saj. Më pas, në oborrin e shtëpisë së Arben Taravrit u gjet një plumb, si mesazh kërcënues për jetën e tij, ndërsa autoritetet e rendit nuk e kanë zbuluar ende autorin e kësaj vepre.

Sidoqoftë, përçarjet brenda Aleancës për Shqiptarët duket se do ta dëmtojnë vetë partinë dhe sipas një pjese të analistëve ajo mund të shkojë drejt shuarjes. ASH-ja aktualisht është partia e dytë më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pas BDI-së.

të fundit

Armand Duka në eventin e FIFA-s në New York, Botërori 2026 prezantohet me shifra rekord

 Eventi i FIFA-s në Trump Tower, merr pjesë edhe presidenti Armad DukaPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori…

11 minutes ago

ASH akuzon VLEN-in për nepotizëm: Nuk e luftoi, por përfitoi nga ai

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka akuzuar VLEN-in se ka shndërruar institucionet shtetërore në vende punësimi për familjarët dhe të afërmit…

22 minutes ago

Cucurella zotohet të lërë kombëtaren nëse Spanja triumfon në Botëror dhe bën një premtim surprizë për De La Fuenten

Marc Cucurella ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja spanjolle nëse ata mposhtin Argjentinën në finalen e Kupës së Botës.…

27 minutes ago

Shkaqet e protestave kundër qeverisjes Rama, sipas një sondazhi: Nga korrupsioni te keqmenaxhimi, 96% duan vazhdimin e tubimeve

Ornela Liperi | Monitor Tirana nuk ka qenë e qetë që nga 1 qershori. Një incident në Zvërnec, ku po…

29 minutes ago

Punimet dhe mirëmbajtja ndalen në aksin Qafë Buall-Krastë, kompanitë kërkojnë fonde shtesë

Ndërprerja e punimeve për shtrimin me asfalt të aksit Qafë Buall – Krastë, për shkak se kompanitë “BE-IS” sh.pk, “ERGI”…

31 minutes ago

Zulbeari: Public Health Institute launches epidemiological investigation into cases with gastrointestinal symptoms in Gostivar

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Shaqir Zulbeari, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Sasho Klekovski, dhe drejtorin…

37 minutes ago