Categories: maqedoni

Vapa dhe sezoni i korrjeve rrisin numrin e ndërhyrjeve të zjarrfikësve në Tetovë

Temperaturat në rritje dhe punimet e korrjeve në fusha kanë bërë që zjarrfikësit në Tetovë të angazhohen më shpesh. Njësia Territoriale kundër Zjarrit kryen të paktën dhjetë ndërhyrje në ditë, ndërsa në 90 për qind të rasteve flakët shkaktohen nga bujqit që djegin mbetjet e arave pas korrjeve.

Të lidhura

None found

Shefi i NJTKZ-së në Tetovë, Avni Ameti, deklaroi se gjatë kësaj periudhe shënohet një numër i madh zjarresh, pasi bujqit, pas korrjes së grurit, u vënë flakën mbetjeve për të pastruar tokat. Sipas tij, vetëm zjarrfikësit e Tetovës realizojnë rreth dhjetë intervenime brenda një dite.

Ameti bëri të ditur se zjarrfikësit nuk mund të shfrytëzojnë pushimet gjatë kësaj kohe. Muaji i shtatë dhe ai i tetë konsiderohen “sezoni” i zjarreve, ndaj e gjithë ekipa duhet të qëndrojë mobile. Ai theksoi gjithashtu se mbështetje e madhe sigurohet nga nënstacionet në Tearcë dhe Bogovinë.

Përveç shuarjes së zjarreve, ekipet janë thirrur të ndërhyjnë edhe në raste që lidhen me zvarranikët. Avni Ameti tha se gjarpërinjtë janë hasur si brenda shtëpive, ashtu edhe në oborre, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes. Megjithatë, ai sqaroi se gjarpërinjtë që gjenden në Pollog nuk paraqesin rrezik për jetën e njerëzve.

Gjatë ditëve të fundit, në repartin e kirurgjisë në Tetovë janë regjistruar dy raste të kafshimit nga gjarpërinjtë./Alsat/

të fundit

A është në një lidhje?/ Egli Tako i përgjigjet kureshtjes së fansave

Këngëtarja Egli Tako ka folur së fundmi për jetën e saj private, duke iu përgjigjur edhe kureshtjes së fansave për…

4 minutes ago

Pula: UÇK-ja përfaqëson një kapitull vendimtar të historisë së Kosovës

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Pula ka reagur lidhur me vendimin dënues të Gjykatës Speciale…

11 minutes ago

Tragjedia në Athinë: Katër shqiptarë humbën jetën nën rrënoja, Florida Hoxha ishte avokate e shkëlqyer ndërsa Erisa priste vajzën e saj të parë

Tragjedia në Plaka të Athinës ka lënë pas dhimbje të thellë te familjarët dhe miqtë e viktimave, ku 4 prej…

11 minutes ago

Modeli statistikor projekton Shqipërinë si fituese të grupit dhe ngjitëse në Ligën B

Liga e Kombeve dhe FSHFLiga e Kombeve do të vazhdojë sonte me ndeshje prestigjioze mes kombëtareve europiane, aty ku edhe…

12 minutes ago

Lamine Yamal zbulon prapaskenat e finales së Botërorit 2026: Ishim të bindur se Argjentina nuk do të shënonte

Lamine Yamal ka rrëfyer prapaskenat e finales së Botërorit 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën për t’u shpallur kampione e botës.Sulmuesi…

12 minutes ago

Zjarri në varrezën e makinave mbulon Tetovën me tym, banorëve u kërkohet të mbyllin dritaret

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në Tetovë është ndodhi në një varrezë makinash, ku janë përfshirë goma, akumulatorë dhe pjesë…

26 minutes ago