Categories: maqedoni

Vala e të nxehtit dhe djegia e mbetjeve bujqësore rrisin angazhimet e zjarrfikësve në Tetovë

Vala e të nxehtit dhe punimet në fushat e korrura kanë sjellë një fluks të shtuar thirrjesh për Njësinë Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë. Sipas këtij institucioni, në 90 për qind të rasteve, flakët ndizen nga fermerët që pastrojnë parcelat duke djegur kashtën dhe mbetjet e tjera bimore.

Të lidhura

None found

Avni Ameti, shefi i njësisë, bën të ditur se vetëm ekipi i Tetovës kryen mesatarisht dhjetë ndërhyrje çdo ditë. “Kjo periudhë e korrjeve të grurit sjell detyrimisht një ngarkesë të madhe pune, pasi bujqit i vënë zjarrin arave dhe ne përballemi me një numër të lartë zjarresh. Stafi ynë nuk lejohet të marrë pushime gjatë korrikut e gushtit, që për ne është ‘sezoni’ i zjarreve, dhe e gjithë skuadra mbahet në gatishmëri të plotë. Një kontribut të çmuar marrim edhe nga nënstacionet në Tearcë dhe Bogovinë,” theksoi ai.

Përtej problemeve me vatrat e zjarrit, banorët e rajonit po përballen së fundmi edhe me një shqetësim tjetër: shtimin e pranisë së gjarpërinjve. Bashkim Sulejmani nga e njëjta njësi tregon se ka pasur raste kur ekipet janë thirrur për të larguar zvarranikë nga banesat dhe oborret. Megjithatë, ai siguroi qytetarët se shumica e specieve që hasen në Pollog nuk përbëjnë kërcënim për jetën e njeriut, megjithëse u bëri thirrje të gjithëve të tregojnë vigjilencë.

Ndërkohë, në repartin kirurgjik të spitalit të Tetovës, ditët e fundit janë regjistruar dy pacientë të kafshuar nga gjarpërinjtë.

të fundit

Kontroll i papritur në qelinë e Erion Veliajt pas letrës drejtuar Belinda Ballukut/ Reagon kryebashkiaku: Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot

Pak minuta pasi postoi letrën drejtuar Drejtueses së PS për Qarkun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar…

11 minutes ago

Student List demands revision of agreements with Kosovo; EU recalls Serbia’s obligations

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se…

16 minutes ago

Haxhiu unveils work plan for the 2027–2030 Parliamentary Agenda on women’s issues and gender equality

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…

17 minutes ago

10-year prison sentence for 60-year-old who randomly chose his victim and stabbed her in the back in Milan

Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vite burg në Milano të Italisë, pasi goditi me thikë në shpinë një grua…

17 minutes ago

Tragedy with 28-year-old Albanian in Germany: his aunt tells how father had to take a loan to bring his son’s body home

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, në një kamp…

17 minutes ago

Ethnic and gender structure of 204 officials elected and appointed by the Assembly

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike…

18 minutes ago