Valo Bela ka reaguar pas njoftimit se është shpallur “i padëshiruar në Shqipëri”. Ai ngre pyetjen se çfarë mesazhi i përcillet kujtesës kombëtare kur një pjesëtar i tri luftërave kombëtare shpallet “non-grata”.
None found
“Ky është reagimi im pas shpalljes sime ‘i padëshiruar’ nga Qeveria e Edi Ramoviçit, vëllait siamez të Vuçiqit.
Historia, sakrifica dhe kontributi i një shqiptari nuk mund të shpallen ‘non grata’ përmes një vendimi administrativ. Kur një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare cilësohet i padëshiruar në shtetin shqiptar, çështja nuk kufizohet vetëm te personi që u shpall ‘non grata’, por edhe te mesazhi që po i dërgohet kujtesës sonë kombëtare.
Sa herë që bëhej fjalë për idealet kombëtare, shqiptarët nuk janë ndarë asnjëherë mes atyre që ndodhen ‘brenda’ dhe atyre që jetojnë ‘jashtë’ kufirit shtetëror. Njerëzit që kanë bërë sakrifica për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të vlerësohen vetëm nëpërmjet vendimeve administrative, veçanërisht kur nuk ka transparencë dhe mungon një sqarim i qartë për publikun.
Asnjë mandat politik nuk zgjat përgjithmonë dhe asnjë qeveri nuk qëndron mbi kombin. Historia mbetet, ndërsa qeveritë ndërrohen. Ata që marrin sot vendime përjashtuese duhet ta dinë se veprimet e tyre do të vlerësohen si nga bashkëkohësit, ashtu edhe nga brezat e ardhshëm, të cilët do të gjykojnë nëse u mbrojt interesi kombëtar apo interesat e momentit. Kjo vlen sidomos kur një qeveri e fyen rëndë Kosovën, e pret Vuçiqin me tepih të kuq dhe e maltreton e rreh brutalisht popullin e vet që mendon ndryshe.
Vlera dhe dinjiteti i një luftëtari nuk përcaktohen nga lejimi ose ndalimi i hyrjes në një shtet, por nga vepra që ka lënë dhe respekti që ka fituar mes popullit. Kjo ndryshon nga qeveria e tanishme, e cila gëzon respekt vetëm nga foshnjëvrasësit. Pikërisht në sinkron të plotë, Rama dhe Vuçiq më vendosin në listën e personave të padëshiruar. Vetë kjo tregon shumë”, shkruan Bela./Telegrafi/
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të ndalojnë rrënimet e mëtejshme të objekteve në zonën e Liqenit…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të takohen sot, në vazhdën e takimeve për…
S.G. (52) nga Struga u arrestua pasi gjatë vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski në Tashmarunishtë më 2 Gusht kishte drejtuar…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, kanë takuar sot në…
Arsenali mund të ketë mundësi të bëjë një lëvizje konkrete për transferimin e Vinicius Junior, pasi Real Madridi ka paraqitur…
Në qytetin Ceuta të Spanjës situata pas fluksit masiv të emigrantëve po normalizohet, por gjendja po tensionohet në qytetin fqinj,…