Categories: maqedoni

Valon Bela reagon ashpër pasi qeveria shqiptare e shpalli “non grata

Aktivisti politik Valon Bela është njëri prej dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut që janë shpallur “non grata” nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë. Duke reaguar ndaj vendimit, ai akuzoi qeverinë shqiptare se u shërben interesave të huaja dhe se vepron në bashkërendim të plotë me Beogradin.

Të lidhura

None found

Në nisje të reagimit, Bela falënderoi miqtë dhe dashamirët që e kishin njoftuar dhe i kishin shprehur mbështetjen e tyre.

Ai deklaroi se ky ishte qëndrimi i tij pas shpalljes si “i padëshiruar” nga ajo që e quajti Qeveria e Edi Ramoviçit, duke e cilësuar kryeministrin shqiptar si “vëllain siamez” të Vuçiq.

Sipas Belës, një akt administrativ nuk mund ta bëjë “non grata” historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Ai ngriti pyetjen se çfarë mesazhi i përcillet kujtesës kombëtare kur një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet person i padëshiruar në shtetin shqiptar.

Bela theksoi se, sa herë që është bërë fjalë për idealet kombëtare, shqiptarët nuk janë ndarë në njerëz që ndodhen “brenda” apo “jashtë” kufirit shtetëror. Në vlerësimin e tij, personat që kanë bërë sakrifica për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të gjykohen vetëm përmes vendimeve administrative, veçanërisht kur nuk ka transparencë dhe mungon një sqarim i qartë për publikun.

Ai shtoi se asnjë qeveri nuk qëndron mbi kombin dhe se mandatet politike nuk zgjasin përgjithmonë. Qeveritë ndryshojnë, u shpreh Bela, por historia mbetet. Sipas tij, vendimmarrësit që sot ndërmarrin masa përjashtuese duhet ta dinë se do të vlerësohen si nga bashkëkohësit, ashtu edhe nga brezat e ardhshëm, të cilët do të gjykojnë nëse ata mbrojtën interesin kombëtar apo interesat e momentit.

Në vijim, Bela akuzoi qeverinë se ka fyer rëndë Kosovën, ka pritur Vuçiqin me tapet të kuq dhe ka keqtrajtuar e rrahur brutalisht qytetarët e vet që mendojnë ndryshe.

Në përfundim, ai deklaroi se dinjiteti i një luftëtari nuk përcaktohet nga lejimi ose ndalimi i hyrjes në një shtet, por nga vepra që ka lënë dhe respekti që gëzon mes popullit. Bela e krahasoi këtë me qeverinë aktuale, për të cilën tha se respektohet vetëm nga “foshnjëvrasësit”. Ai pretendoi se Rama dhe Vuçiq, në sinkron të plotë, e kanë përfshirë në listën e personave të padëshiruar, duke shtuar se kjo “flet shumë”. /INA/

të fundit

Granit Xhaka bashkohet sërish me Sunderlandin dhe u drejtohet tifozëve me fjalë zemre

Granit Xhaka ka dërguar një mesazh emocional për tifozët e Sunderlandit pas rikthimit në stërvitje me skuadrën angleze.Mesfushori shqiptar me…

22 seconds ago

Senati amerikan e shpall Anthony Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit pasi nuk iu përgjigj pyetjeve mbi pandeminë e Covid-19

Anthony Fauci, specialisti i sëmundjeve infektive përgjegjës për reagimin e Amerikës ndaj pandemisë Covid-19 , është shpallur fajtor për shpërfillje…

7 minutes ago

Arbitra grekë vendosin fatin e Dinamos, UEFA zbulon gjyqtarët për ndeshjen e kthimit me Audas në Elbasan Arena (EMRAT)

Dinamo - Conference League - kartonëtDinamo do të tentojë gjithçka për gjithçka në sfidën e kthimit përballë Audas, ndeshje që…

10 minutes ago

A mund të shndërrohet Bernardo Silva në pasuesin e Luka Modricit te Real Madridi?

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Luka Modric i dha fund aventurës së tij 13-vjeçare te Real…

12 minutes ago

Nga Nexhat Daci te Albulena Haxhiu: kush e ka udhëhequr Kuvendin e Kosovës që nga viti 2001?

Që nga viti 2001, kur u themeluan institucionet e para të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë, parlamenti i vendit është…

13 minutes ago

Infektologu Gashi: Malaria është sëmundje e rrezikshme, rastet në Kosovë vijnë nga zonat endemike

Pas konfirmimit nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) se një shtetase e huaj është diagnostikuar me malarie dhe po…

14 minutes ago