Categories: maqedoni

Universiteti i Tetovës hap më 9 shtator afatin e dytë të regjistrimit për vitin akademik 2026/27

Universiteti i Tetovës ka bërë të ditur se është shpallur konkursi për afatin e dytë të pranimit të studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/27. Përmes këtij afati, kandidatët do të kenë një mundësi tjetër për të përzgjedhur programin e studimit dhe për të nisur përgatitjen drejt profesionit që dëshirojnë.

Të lidhura

None found

Paraqitja e aplikimeve do të bëhet nga 9 deri më 11 shtator 2026. Në programet që parashikojnë verifikim të njohurive dhe aftësive, provimet pranuese janë caktuar për 12 shtator.

Lista me rezultatet preliminare do të publikohet më 14 shtator, kurse vendimi përfundimtar për pranimin e kandidatëve do të bëhet i ditur më 15 shtator.

Në këtë afat mund të aplikohet në disa programe studimore. Oferta përfshin gjuhë dhe letërsi, drejtësi, gazetari, shkenca politike, ekonomi, informatikë, matematikë, shkenca natyrore dhe shkenca të aplikuara. Kandidatët kanë gjithashtu mundësi të zgjedhin programe nga shkencat mjekësore, bujqësia dhe bioteknologjia, pedagogjia, psikologjia, administrimi i biznesit, teknologjia ushqimore, kultura fizike dhe artet.

Një përzgjedhje e gjerë programesh ofrohet veçanërisht në drejtimet shkencore dhe profesionale. Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore zhvillohen studime në biologji, kimi, fizikë, informatikë, matematikë dhe fusha të tjera. Fakulteti i Shkencave të Zbatuara, ndërkaq, ofron arkitekturë, dizajn dhe enterier, inxhinieri të komunikacionit, mekatronikë dhe ndërtimtari.

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, kandidatët mund të përzgjedhin mes farmacisë, fizioterapisë, infermierisë, mamisë, kozmetikës me estetikë dhe mjekësisë dentare.

Programe të posaçme ka edhe Fakulteti i Arteve, ku përfshihen arti dramatik, arti figurativ dhe arti muzikor. Në Fakultetin e Kulturës Fizike mund të ndiqen studime në kulturë fizike dhe shëndetësi, si dhe programe për përgatitjen e trajnerëve në sporte të ndryshme.

Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, aplikimi realizohet në mënyrë elektronike përmes platformës apply.unite.edu.mk, ndërsa dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet në administratën e Universitetit brenda afatit të caktuar. Kandidatët që kanë hapur profil gjatë afatit të parë mund ta përdorin të njëjtën llogari edhe për aplikimin në afatin e dytë./Telegrafi/

të fundit

Publikohet lista me 30 kandidatët për “Topin e Artë” 2026, Messi përfshihet, Ronaldo mungon

France Football ka publikuar listën me 30 futbollistët e nominuar për “Topin e Artë” 2026, çmim që do të ndahet…

1 minute ago

PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të re të Kuvendit

Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit. Ky është propozimi i PS i cili u është bërë…

5 minutes ago

Pacolli njofton mbylljen e hotelit dhe restorantit “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, për shkak të…

9 minutes ago

Hapet terminali i rikonstruktuar i aeroportit të Ohrit, Mickoski: Maqedonia sot është më e mirë se para tre vitesh

"Aeroporti i Ohrit po merr një dinamikë dhe cilësi tjetër", theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen zyrtare të ndërtesës së…

11 minutes ago

Lionel Messi në garë për Topin e Artë 2026

Lionel Messi është nominuar për “Topin e Artë” 2026 pas një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miamin.Kapiteni i Argjentinës…

19 minutes ago

Alliance leadership meets, Ardian Gjini announces press conference

Aleanca do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, e cila do të nisë në orën 18:00. Pas përfundimit të mbledhjes,…

22 minutes ago