Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë edhe pesë vjet kohë për të përmbushur masat e kërkuara për mbrojtjen e Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit. Me këtë vendim, Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s shmangu për momentin futjen e zonës në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
None found
Megjithatë, UNESCO nënvizon se procesi i degradimit të vlerave të jashtëzakonshme universale të rajonit vazhdon dhe nuk është ndalur.
Komiteti i Trashëgimisë Botërore e mori vendimin në sesionin e tij të 48-të, pasi shqyrtoi raportin për gjendjen e ruajtjes së Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit.
Inxhinieri dhe ambientalisti Arian Merolli vlerëson se entuziazmi i treguar nga zëvendëskryeministri në mbledhjen online të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, pasi Rajoni i Ohrit nuk u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, ishte i gabuar.
Merolli shprehet: “Zëvendëskryeministri ishte shumë i gëzuar që Rajoni i Ohrit nuk u fut në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Mua kjo më habiti, sepse do të ishte më mirë të ishte futur në atë listë. Kjo do të rriste presionin e UNESCO-s dhe të institucioneve ndërkombëtare mbi qeverinë për të marrë masa konkrete për mbrojtjen e rajonit”.
Ai paralajmëron se, pa vullnet politik, periudha pesëvjeçare e përcaktuar nga UNESCO mund të përfundojë pa rezultate.
“Pas pesë vitesh kjo qeveri mund të mos jetë më në pushtet dhe mund të thotë: ‘Punë e madhe, nuk jemi më ne’. Prandaj nuk i shqetëson fakti që u dha një afat pesëvjeçar. Shqetësimi im është nëse ata e dinë çfarë duhet të bëjnë gjatë këtyre pesë viteve. Unë besoj se nuk e dinë”, vijon Merolli.
Sipas inxhinierit Arian Merolli, strategjia e përgatitur me kërkesën e UNESCO-s për menaxhimin dhe rivitalizimin e Liqenit të Ohrit duhet të plotësohet nga një plan i hollësishëm zbatimi, ku të përcaktohen afatet dhe buxhetet. Ai vëren se Maqedonia e Veriut ka ecur më tej në këtë proces, pasi e ka kaluar strategjinë në mbledhjen e qeverisë dhe ka ngritur një grup ndërinstitucional që do të merret me zbatimin e saj. Në këtë drejtim, Shqipëria vazhdon të mbetet prapa.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në kuvend bashkë me Vjosa Osmanin e Lutfi Hazirin për…
Fabrika Vita ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja lidhur me mostrat për produktet e…
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqi, ku trupi i një 90-vjeçari u gjet i fshehur brenda një frigoriferi në…
Familja e minatorit 40-vjeçar, Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën në një galeri kromi në Bulqizë, ndodhet në kushte të…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në kuvend bashkë me Vjosa Osmanin e Lutfi Hazirin për…
Uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar ende nuk është i pijshëm dhe vazhdon të përdoret vetëm si ujë teknik,…