Categories: maqedoni

U arratis nga Policia dhe doli jashtë shtetit! Maqedonia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për të riun nga Koçani

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për Aleksandar Lazarovin, 41-vjeçarin nga Koçani, i cili ditë më parë u largua me vrap nga ambientet e Stacionit Policor në qytetin e tij.

Të lidhura

None found

Në njoftimin zyrtar të MPB-së, bëhet e ditur se për Lazarovin, të birin e Metodit dhe Darinkës, është shpallur urdhër-arrest qendror dhe ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore të Koçanit. Ai dyshohet se ka konsumuar veprën penale të paraparë nga neni 215, paragrafi 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Ngjarja shkaktoi bujë të konsiderueshme pasi i dyshuari 41-vjeçar ia doli të arratisej nga godina e policisë ku po qëndronte për t’u marrë në pyetje.

Në bazë të raportimeve paraprake të Ministrisë së Brendshme, më 9 korrik, rreth orës 23:55, efektivët e SPB Koçan, SPB Dellçevë dhe Njësisë Policore të Makedonska Kamenicës ndaluan dy shtetas nga Koçani, J.J. (25) dhe A.L. (41), në hyrje të fshatit Istibanjë, Vinicë.

Gjatë inspektimit të makinës “Subaru” me targa të Koçanit, të cilën e drejtonte J.J. dhe në të cilën udhëtonte edhe Lazarovi, uniformat blu zbuluan dhe konfiskuan një sasi lënde pluhuri me ngjyrë të bardhë.

Të nesërmen, më 10 korrik, në orën 20:35, teksa ndodhej në Stacionin Policor të Koçanit, Lazarovi arriti të arratisej.

“Individi A.L., i cili më herët ishte arrestuar nën dyshime të forta për kryerje të veprës penale, çeli një dritare të njërës prej dhomave dhe u largua”, ishte deklarata e Ministrisë së Punëve të Brendshme në atë kohë.

Pas kërkimeve disaditore, MPB-ja tashmë e ka shtrirë fushën e kërkimit përtej territorit kombëtar, duke lëshuar fletarrest ndërkombëtar për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

të fundit

Muçi rikthehet në fushë, gati për sfidën e Trabzonsporit në fundjavë

Te skuadra e Trabzonsporit kanë marrë një lajm të mirë sa i përket futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.…

3 minutes ago

Rizvanolli: Serbia refuzoi çlirimin e linjave energjetike, Brukseli u informua përpara vendimit të Qeverisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë…

8 minutes ago

Projektligji për Sponsorizimet/ Publikohen kriteret e rrepta, kush nuk lejohet të dhurojë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe SportitMinistri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka dhënë më shumë detaje për “Projektligjin…

9 minutes ago

Janevska: UKIM ka energji elektrike, ndërprerje të tilla nuk do të përsëriten

"Jam e bindur se nuk do ta kemi më këtë problem, ndërsa universiteti dhe fakultetet do të kenë energji elektrike",…

11 minutes ago

Bekim Sali takohet me Christophe Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik, thelbësorë për integrimin në BE

Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Siç…

12 minutes ago

Prishtina dhe Drenica nisin xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës

Me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, do të hapet xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo përballje,…

15 minutes ago