Një gjykatë në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shtetasit maqedonas, Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.
“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Loupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se procedura e ekstradimit do të kryhet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit, i cili duhet të fillojë të aplikohet menjëherë pasi ai të ekstradohet nga Turqia.
Organizatorët e protestës që po zhvillohet prej mbi një muaji në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë…
Ish-trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, do të marrë drejtimin e skuadrës saudite Al-Nassr dhe do të bëhet trajner i Cristiano…
Në shumë vende të botës taksitë janë të verdha, në disa të kuqe ose edhe të kaltra të çelëta, ndërsa…
Dy nga të plagosurat në aksidentin e rëndë të 30 qershorit, ku autobusi i linjës Berat–Tiranë u përplas në autostradë,…
KFOR-i dha detaje rreth ushtrimit të përbashkët të realizuar me EULEX-in, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, të…
Një shkrim analitik i publikuar së fundmi nga “Forbes” vlerëson se presidenti rus Vladimir Putin po hyn në një periudhë…