Ljupço Palevski Palco, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, është ekstraduar nga Turqia dhe ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Palevski zbarkoi në aeroportin e Shkupit, dhe më pas u dërgua në burgun e Shutkës.
Ai u arrestua më 6 dhjetor të vitit të kaluar, pasi fillimisht ishte arratisur në Serbi dhe kishte mbërritur në Turqi nëpërmjet Bullgarisë. Policia turke e arrestoi atë në Balikesir.
Më 30 prill, një gjykatë në Turqi miratoi r kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shtetasit maqedonas, Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.
“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Loupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se procedura e ekstradimit do të kryhet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit, i cili duhet të fillojë të aplikohet menjëherë pasi ai të ekstradohet nga Turqia./albeu.com
Sipas gazetarit Christian Falk, në podcastin CF Bayern Insider, Bayern Munich po e konsideron mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si…
Përderisa nxënësit ishin në një ekskursion në Monte Karlo, një drejtor shkolle dhe një ndihmësdrejtor dyshohet se kanë luajtur bixhoz…
Taksa e reduktuar e vlerës së shtuar për naftën mbetet në fuqi deri më 20 tetor 2026. Qeveria po e…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu…
Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin…
“Në shënjestër” Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë…