Categories: maqedoni

Jovana Trençevska: Standardi i jetesës po bie, qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme çmimesh

Jovana Trençevska, nënkryetare e LSDM-së, deklaroi se gjendja e qytetarëve po rëndohet dita-ditës dhe standardi i tyre jetësor po përkeqësohet pa ndërprerje. Sipas saj, rishikimi më i ri i buxhetit dëshmon për orientimin e gabuar ekonomik të OBRM-PDUKM-së.

Të lidhura

None found

Trençevska vuri në dukje se ditët e fundit kanë sjellë goditje të reja në xhepat e njerëzve, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve dhe energjisë termike, teksa ekzekutivi ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur fuqinë blerëse.

“E vërteta është se popullsia çdo ditë e më shumë po e ndjen rënien e mirëqenies. Një ditë më parë ishim dëshmitarë të rritjes së benzinës në 95 denarë, naftës në 98.5 denarë dhe një shtrenjtimi prej 6 për qind të ngrohjes. Pra, kemi një eskalim të vazhdueshëm, pa masa mbrojtëse për standardin jetësor të qytetarëve,” u shpreh Trençevska.

Ajo shtoi se ribalanci buxhetor është një sinjal i qartë i kahut ku po shkon shteti, duke veçuar si ilustrim pjesën e dedikuar për Ministrinë e Politikës Sociale dhe Demografisë.

të fundit

Muçi rikthehet në fushë, gati për sfidën e Trabzonsporit në fundjavë

Te skuadra e Trabzonsporit kanë marrë një lajm të mirë sa i përket futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.…

3 minutes ago

Rizvanolli: Serbia refuzoi çlirimin e linjave energjetike, Brukseli u informua përpara vendimit të Qeverisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë…

8 minutes ago

Projektligji për Sponsorizimet/ Publikohen kriteret e rrepta, kush nuk lejohet të dhurojë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe SportitMinistri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka dhënë më shumë detaje për “Projektligjin…

9 minutes ago

Janevska: UKIM ka energji elektrike, ndërprerje të tilla nuk do të përsëriten

"Jam e bindur se nuk do ta kemi më këtë problem, ndërsa universiteti dhe fakultetet do të kenë energji elektrike",…

11 minutes ago

Bekim Sali takohet me Christophe Kamp: Të drejtat e komuniteteve dhe kohezioni ndëretnik, thelbësorë për integrimin në BE

Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Siç…

12 minutes ago

Prishtina dhe Drenica nisin xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës

Me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, do të hapet xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo përballje,…

15 minutes ago