Policia ka arrestuar tre persona në zonën kufitare të Bllacës gjatë mbrëmjes së 31 korrikut, pasi ata u gjetën duke ngarkuar mallra që dyshohet se ishin futur ilegalisht nga Kosova.
None found
Ndërhyrja u krye rreth orës 23:00 në vijën kufitare mes fshatit Bllacë dhe Hanit të Elezit. Nëpunësit e Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri po vepronin sipas një plani operativ për zbulimin dhe parandalimin e kontrabandës.
Në vendin e ngjarjes u privuan nga liria N.B. (27), H.B. (26) dhe E.Xh. (21), që të tre banues në fshatin Bllacë.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa vendosnin mallin e kontrabanduar në një automjet transportues “Mercedes Vito” me targa të Shkupit, si dhe në një veturë “Hyundai” pa targa.
Malli dhe të dyja automjetet u sekuestruan, ndërkohë që për ngjarjen u informua prokurori publik. Pas përfundimit të dokumentimit të çështjes, ndaj tre të dyshuarve do të paraqiten kallëzimet përkatëse.
Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ka reaguar këtë të shtunë përmes një deklarate në rrjetin social Facebook, ndaj…
Tre persona nga Shkupi janë privuar nga liria për shkak të tentativës për të marrë kredi bankare me dokumentacion të…
Tre persona nga Shkupi janë privuar nga liria për shkak të tentativës për të marrë kredi bankare me dokumentacion të…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po e shtyn me dëshpërim klubin për të nënshkruar një qendërmbrojtës të nivelit botëror…
Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ka reaguar këtë të shtunë përmes një deklarate në rrjetin social Facebook, ndaj…
Modelja Georgina Rodriguez, ka rrëmbyer edhe një herë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi publikoi disa fotografi nga pushimet verore, ku…