Categories: maqedoni

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në një aksident të rëndë në Slloveni

Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur dje në autostradën bregdetare pranë Unecit në Slloveni, u mori jetën tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

Të lidhura

None found

Informacionet paraprake tregojnë se një kamion ishte ndalur në zonën e përcaktuar për ndalim për shkak të një defekti. Në rrethana që ende nuk janë sqaruar, drejtuesi i automjetit u përplas me pjesën e pasme të majtë të rimorkios.

Brenda automjetit udhëtonin pesë persona dhe të gjithë ishin shtetas të Maqedonisë.

Vdekja e tre prej tyre u konfirmua në vendin e ngjarjes nga mjeku.

Njëri prej të plagosurve, i cili kishte pësuar lëndime të rënda, u dërgua me helikopter në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u transportua drejt spitalit me autoambulancë.

Deri tani, autoritetet sllovene nuk kanë bërë të ditur identitetin dhe moshën e personave të përfshirë, si dhe gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve.

Në vendngjarje ndërhynë disa patrulla policore, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore./Telegrafi/

të fundit

E mori rrjedha e Drinit të Zi, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në Gjoricë të Poshtme në Bulqizë, ku një vajzë 7-vjeçe u…

5 minutes ago

Parashkruhet një nga veprat penale, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e…

9 minutes ago

Sveçla paraqitet në gjykatë për akuzat lidhur me gazin lotsjellës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e…

10 minutes ago

Ndërpritet seanca në GJKKO për Ergys Agasin, avokati i tij kërkoi kohë që të njihej me dosjen

Seanca për Ergys Agasin, që sapo kishte nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për…

13 minutes ago

Qendra Memoriale e Srebrenicës i kërkon UEFA-s përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës pas glorifikimit të Ratko Mlladiçit

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të…

14 minutes ago

U futën për t`u larë në Drin, rrjedha e ujit merr 5 të afërm, nuk gjendet 7-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjoricën e Poshtme, në Bashkinë Bulqizë, ku një…

17 minutes ago