Categories: maqedoni

Tre “Er traktorë” angazhohen për shuarjen e zjarrit në komunën e Tearcës

Tre avionë “Er traktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë angazhuar sot në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Zheden, në komunën e Tearcës. Lajmin e bëri të ditur drejtori i DMSh-së, Stojançe Angellov.

Të lidhura

None found

Përmes një video-deklarate nga terreni, Angellov sqaroi se flakët kanë përfshirë një zonë jashtëzakonisht të pjerrët, të mbuluar me shkurre të dendura, çka e bën shumë të vështirë lëvizjen.

Sipas tij, kushtet e terrenit ua pamundësojnë zjarrfikësve ndërhyrjen, ndaj tre “Er traktorët” po veprojnë në mënyrë të përqendruar në disa pika. Synimi është ndërprerja e vatrave dhe pengimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Angellov tha se në këtë mënyrë pritet të arrihet kontroll i pjesshëm, ndërsa deri në fund të ditës mund të vendoset edhe kontroll i plotë mbi këtë zjarr, i cili është i vështirë për t’u shuar.

Drejtori i DMSh-së shprehu gjithashtu mirënjohje të madhe për tre pilotët e guximshëm të institucionit. Ai theksoi se ata angazhohen çdo ditë dhe, me shumë sakrificë, fluturojnë në lartësi të ulët mbi zjarret për t’i shuar dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

të fundit

Luis Enrique i hap rrugën largimit të yllit të PSG-së: “Më mirë të gjendet një zgjidhje tjetër

Liverpooli ka marrë një sinjal të rëndësishëm për transferimin e mundshëm të Bradley Barcolas, pasi trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis…

25 seconds ago

Atentat i dyshuar në Elbasan, arma iu drejtua në kokë Mir Bitocit: Si arriti të shpëtonte

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të…

10 minutes ago

Dështon atentati ndaj Mir Bitocit në Elbasan, arma bllokohet pasi autori ia drejton në kokë brenda lokalit, arrestohet i dyshuari

Policia ka mundur të arrestojë personin e dyshuar për tentativën e vrasjes së regjistruar mesditën e kësaj të shtune në…

11 minutes ago

VIDEO/ Brajan Gruda realizon gol të bukur ndaj Neuer, Bayern rimerr avantazhin pas vetëm 5 minutash

Brajan GrudaMomentalisht është duke u zhvilluar ndeshja miqësore mes Bayern Munich dhe Leipzig, sfidë e cila po shkon në favorin…

13 minutes ago

Zgjidhja e Hyundai-t mund ta shtojë kapacitetin e parkingjeve deri në 50 për qind

Vendet e parkimit janë veçanërisht të kërkuara në qytetet e mëdha, ndërsa Hyundai njofton se mund të ketë një zgjidhje…

15 minutes ago

Fundjava shton lëvizjet në Morinë, mijëra udhëtarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Morinës.…

17 minutes ago