Categories: maqedoni

Transportuesit presin vendimin e BE-së deri më 1 shtator, protestat varen nga takimi në Bruksel

Transportuesit e Ballkanit Perëndimor do të presin deri më 1 shtator për qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj problemit me të cilin përballen. Nëse vendimi nuk do të jetë i pranueshëm, ata paralajmërojnë protesta dhe bllokime të pikave kufitare.

Të lidhura

None found

Ky qëndrim doli nga takimi i sotëm i grupit të punës, ku morën pjesë përfaqësues të sektorit të transportit nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Biljana Muratovska nga MAKAM TRANS deklaroi se, pas protestës së zhvilluar në janar, Bashkimi Evropian kishte premtuar plotësimin e strategjisë së vizave, por sipas saj ky zotim nuk po respektohet.

“Dhe kjo është gjëja më e çuditshme, domethënë pranojnë se jemi profesionistë, se nuk jemi migrantë, nuk jemi kriminelë, ndërsa më tej vazhdojnë të na i llogarisin ditët. Kjo është diskriminim, sepse të gjitha dokumentet, të cilat janë nënshkruar në bazë dypalëshe me Bashkimin Evropian, shkruajnë se duhet të ketë lëvizje të lirë të fuqisë punëtore, lëvizje të lirë të mallrave, ndërsa ne përballemi me pengesa”, theksoi Biljana Muratovska nga MAKAM TRANS.

Përfaqësuesi i Serbisë, Nexho Mandiq, vlerësoi se koha e qëndrimit në shtetet e zonës Shengen duhet të përllogaritet në orë dhe jo në ditë. Siç u tha, një qëndrim prej vetëm 5 minutash nuk mund të regjistrohet si një ditë e plotë.

Mandiq shtoi se disa transportues tashmë po shmangin udhëtimet dhe kalimin e kufijve, pasi druhen se mund të deportohen ose të gjobiten, përcjell Zhurnal.mk.

të fundit

Gjini: AAK-ja ka mbajtur qëndrim konstruktiv për formimin e institucioneve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së…

3 minutes ago

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: “Rama n’burg, Berisha n’burg!”

Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 73-të kundër qeverisë…

4 minutes ago

PDK calls on Dehari: The constitutive session of the Assembly should continue tomorrow

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare Avni Dehari, në cilësinë e tij…

5 minutes ago

Tahiraj: The Deçan Monastery must not be turned into a pretext for hegemonic policies

Veprimtari Saim Tahiraj ka shkruar në Facebook se Manastiri i Deçanit nuk duhet të përdoret si pretekst politik dhe se…

6 minutes ago

The Photo That Sparked Suspicions About a Second Child—Kiara Tito Gives Her Followers an Answer…

Një fotografi e publikuar pak ditë më parë nga Kiara Tito ndezi menjëherë aludimet në rrjetet sociale për një shtatzëni…

7 minutes ago

More than 10 firms pay up to $100,000 a month for expedited access to Truth Social posts

Mbi 10 kompani financiare janë regjistruar në një shërbim të ri të Trump Media and Technology Group, që u mundëson…

7 minutes ago