Categories: maqedoni

Trajkov: Mbi 45% e acquis-it evropian është përfshirë në legjislacionin e Maqedonisë së Veriut

Zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov, deklaroi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik i qartë dhe gëzon mbështetje të gjerë në shoqëri.

Sipas saj, procesi i anëtarësimit sjell ndryshime të thella përmes reformave konkrete, forcimit të institucioneve dhe krijimit të përfitimeve të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut.

Të lidhura

None found

Trajkov tha se vendi, prej më shumë se dy dekadash, po e përshtat kuadrin e tij juridik dhe institucional me të drejtën e BE-së, në përputhje me detyrimet që burojnë nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim.

“Përafrimi nisi me përfshirjen e akteve kryesore në fushat që lidhen me tregun e brendshëm dhe më pas u shtri në të gjitha sektorët e tjerë. Sot mund të themi se më shumë se 45% e legjislacionit evropian është transponuar me sukses në sistemin tonë juridik. Përparimi nuk kufizohet vetëm te ligjet, por vërehet edhe në forcimin e lidhjeve politike, përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë, në rritjen e bashkëpunimit tregtar, evropianizimin e politikave, trajnimin e administratës dhe përmirësimin e infrastrukturës”, u shpreh ajo.

Zëvendësministrja shtoi se raportet e Komisionit Evropian shërbejnë si udhërrëfyes për përcaktimin e prioriteteve të ardhshme.

Ajo nënvizoi gjithashtu se përafrimi i saktë i legjislacionit është vendimtar për zbatimin efektiv të ligjeve sipas rregullave dhe standardeve evropiane. Krahas negociatave, Trajkov përmendi Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën Reformuese si instrumente të rëndësishme për përshpejtimin e këtij transformimi.

Sipas saj, harmonizimi cilësor nuk përbën vetëm një detyrim, por edhe një parakusht për sigurimin e mbështetjes financiare dhe përfitimeve që qytetarët dhe kompanitë mund t’i përjetojnë edhe përpara anëtarësimit të plotë.

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

5 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

5 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

5 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

5 hours ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

5 hours ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

5 hours ago