Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi sot në mëngjes se që nga dita e parë kanë marrë përsipër përgjegjësinë që siguria të vendoset në krye të prioriteteve. Ai tha se gjatë dy viteve të fundit janë përballur me një sërë sfidash në fushën e sigurisë, por sipas tij, përkushtimi, integriteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar kanë sjellë rezultate të dukshme.
Duke prezantuar bilancin e punës së realizuar në dy vitet e kaluara, Toshkovski vuri në pah se MPB ka forcuar kapacitetet institucionale dhe ka çuar përpara luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
None found
Ai theksoi se janë bërë investime në pajisje, trajnime dhe teknologji të reja. Sipas Toshkovskit, raporti i sotëm nuk paraqet vetëm shifra, por dëshmon konkretisht punën dhe profesionalizmin e nëpunësve të policisë dhe të gjithë të punësuarve në MPB. Ai shtoi se është i vetëdijshëm që mbetet ende shumë punë për t’u bërë, pasi siguria është një proces që kërkon përkushtim të madh. Për këtë arsye, theksoi ai, do të vazhdojnë me të njëjtën energji, me vizion të qartë dhe vendosmëri për të ndërtuar një MPB moderne që do të jetë në gjendje t’u përgjigjet sfidave.
Sipas ministrit, të jesh pjesë e MPB-së nuk përfaqëson vetëm një profesion, por edhe nder e përgjegjësi.
“Qëndrojmë për çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Qëllimi ynë është shtet i sigurt, sistem i qëndrueshëm dhe institucione të fuqishme”, theksoi Toshkovski.
Ministri po jep llogari për punën e realizuar në Qendrën për Trajnim në Idrizovë. Në këtë rast, teksa foli për çdo segment të punës së policisë, ai dërgoi mesazhin se nuk do të ketë të paprekshëm dhe as selektivitet, pa marrë parasysh funksionin, pozitën apo vendin e punës.
“Vetëm duke respektuar ligjet dhe duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë do të arrijmë rezultate”, nënvizoi Toshkovski.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas…
"Pas 19 vitesh dhe më shumë se 20 ndryshimeve në ligjin ekzistues, po përgatitet një Ligj i ri për Barnat,…
Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të dëgjojnë zërin e protestuesve për vrasjen e…
Mark Bellingham, babai i yjeve të futbollit Jude dhe Jobe Bellingham, ka debutuar me përfaqësuesen e veteranëve mbi 50-vjeçarë të…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem…
Aleanca ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook lidhur me shpenzimet për importin e energjisë elektrike, duke…