Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi sot se në kushte paqeje sistemet e furnizimit me ujë nuk duhet të ruhen as nga Ushtria dhe as nga Policia. Sipas tij, institucionet komunale që i kanë nën përgjegjësi këto sisteme duhet të ushtrojnë detyrat dhe kompetencat që u cakton ligji.
None found
Gjatë një konference për media në Qendrën për Menaxhim me Kriza në Shkup, Toshkovski bëri të ditura informacionet e fundit lidhur me gjendjen e ujit në ujësjellësin e Gostivarit. Ai nënvizoi se uji lejohet të përdoret vetëm për nevoja teknike dhe jo për konsum apo për përgatitjen e ushqimit.
I pyetur nga gazetarët nëse siguria e ujësjellësit duhet të përforcohet përmes kontrolleve më të shpeshta policore ose me angazhimin e Ushtrisë, siç kishte propozuar opozita, ministri u shpreh kundër përfshirjes së forcave ushtarake, sidomos në një periudhë paqeje.
“Personalisht, a mendoj se ushtria duhet t’i sigurojë sistemet e ujësjellësit? Jo, nuk mendoj. Kjo nuk është punë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe as e Ushtrisë, të paktën jo në kushte paqeje. Çdo institucion që është përgjegjës për kujdesin ndaj sistemeve të ujësjellësit duhet të marrë të gjitha kompetencat ligjore të përcaktuara me rregullore”, deklaroi Toshkovski.
Ministri gjithashtu iu drejtua opozitës me thirrjen që të mos e “nxehë atmosferën” mes qytetarëve, por t’i përqendrojë veprimet e saj në çështje që u shërbejnë atyre.
“Do t’i rekomandoja opozitës që, në vend se të krijojë histeri dhe të përpiqet të rrëzojë gjithçka që është e dukshme për qytetarët, të fokusohet në të mirën e qytetarëve”, u shpreh ai.
Duke folur për angazhimin e Policisë, Toshkovski konfirmoi se efektivët ndodhen në terren, por sqaroi se ruajtja e rrjeteve të ujësjellësit nuk bën pjesë në përgjegjësitë e tyre.
“Policia duhet të jetë në terren? Po, dhe është. Por a duhet policia të sigurojë rrjetet e ujësjellësit në gjithë shtetin? Jo. Kjo është përgjegjësi e institucioneve të tjera”, theksoi ministri.
Sipas Toshkovskit, situata e tanishme është pasojë edhe e mungesës së investimeve për një periudhë të gjatë, si dhe e moszgjidhjes së problemeve të qytetarëve nga personat që kanë drejtuar institucionet.
“Ky është fakt. Për këtë arsye jemi në situatën ku jemi sot. Por gjithmonë do të ketë sfida dhe duhet të gjejmë mënyrën më të përshtatshme për t’u përgjigjur në nivelin më profesional”, tha ai.
Sa i përket hetimeve për rastin e ujit në Gostivar dhe mundësisë që ato të shtrihen edhe ndaj personave të tjerë të dyshuar, Toshkovski bëri të ditur se puna vijon në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë.
“Kur të ketë momente të reja që mund t’i bëjmë publike, do t’i informojmë qytetarët”, deklaroi Toshkovski.
Pas Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen…
Shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka rrëfyer momentet e negociatave me autorin e ngjarjes së rëndë të…
Pesë alpinistë kanë humbur jetën në malin Elbrus, maja më e lartë e Evropës, pasi u përfshinë nga një stuhi…
Zjarret masive vijojnë të përfshijnë Francën dhe Spanjën, duke detyruar qindra mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre. [...] Read…
Ish-shefi i ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, është shndërruar në sfidantin kryesor të Benjamin Netanyahut për zgjedhjet e përgjithshme që do…
Gazeta spanjolle “el correo” i ka kushtuar një artikull protestës kundër kryeministrit Edi Rama, e cila tashmë mbahet prej 58…