Categories: maqedoni

Toshkovski nga Gostivari: Të gjitha kapacitetet shtetërore janë angazhuar, rasti do të zbardhet dhe përgjegjësit do të përballen me ligjin

Një delegacion qeveritar vizitoi sot Gostivarin për të bashkërenduar veprimet e institucioneve dhe masat që po ndërmerren për tejkalimin e situatës së krijuar nga ndotja e sistemit komunal të furnizimit me ujë, njoftoi MPB-ja.

Të lidhura

None found

Në delegacion ishin ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski, si dhe zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

Sipas Toshkovskit, menjëherë pas rekomandimit të Grupit të Vlerësimit, Qeveria vendosi të shpallë gjendje krize në territorin e Komunës së Gostivarit. Ky vendim synon aktivizimin e të gjithë mekanizmave shtetërorë në dispozicion dhe angazhimin e kapaciteteve profesionale, në mënyrë që gjendja të normalizohet sa më shpejt.

“Për shkak se synimi ynë kryesor është kthimi sa më i shpejtë i situatës në normalitet dhe garantimi i ujit të sigurt për qytetarët, shteti ka aktivizuar të gjitha kapacitetet që disponon. Ekipet profesionale ndodhen tashmë në terren, ku po analizojnë në mënyrë të detajuar sistemin e ujësjellësit dhe po marrin mostra në disa pika. Nuk do të arrijmë në përfundime të parakohshme; çdo veprim do të mbështetet vetëm në analizat dhe rekomandimet e ekspertëve”, deklaroi Toshkovski.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe të autoriteteve shëndetësore, derisa të përfundojnë të gjitha analizat dhe institucionet përgjegjëse të vërtetojnë se uji është i sigurt.

“Nuk do të bëjmë hamendësime dhe nuk do të përcaktojmë paraprakisht se kur uji mund të përdoret sërish. Sapo ekspertët të mbyllin analizat dhe të konfirmojnë se janë plotësuar të gjitha kushtet për përdorim të sigurt, qytetarët do të njoftohen në kohë. Në këtë fazë, më e rëndësishmja është që të zbatohen rekomandimet e institucioneve kompetente, në mënyrë që kjo situatë të kapërcehet sa më shpejt dhe pa rrezik”, tha Toshkovski.

Duke folur për procedurën që duhet të përcaktojë përgjegjësinë, Toshkovski bëri të ditur se MPB-ja po punon në koordinim të plotë me Prokurorinë Publike.

“Ministria e Brendshme po vijon me intensitet mbledhjen dhe sigurimin e provave, ndërsa Prokuroria Publike po e udhëheq procedurën sipas kompetencave të përcaktuara me ligj. Pa asnjë përjashtim, secili që konstatohet se mban përgjegjësi do të trajtohet në përputhje me ligjin”, theksoi ministri Toshkovski./Telegrafi/

të fundit

Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare, në fokus projektligjet dhe planet e punës

Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot, ku në rend dite janë shqyrtimi i projektligjeve, mbikëqyrja e zbatimit të…

2 minutes ago

Drejtori i France Football rrëfen sa pranë ishte Mbappe me fitimit të Topit të Artë

Kylian Mbappe ishte shumë pranë triumfit në garën për Topin e Artë, por në fund u mposht nga Harry Kane…

4 minutes ago

Studentët refuzojnë dialogun dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama nxjerr sërish para Kryeministrisë tavolinën prej guri

Studentët vijojnë qëndrimin e tyre kundër qeverisë, duke refuzuar dialogun dhe duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqje të Edi Ramës.…

5 minutes ago

Këmbimi valutor 27 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me…

7 minutes ago

Albulena Haxhiu zhvillon sot vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do…

12 minutes ago

Arlinda Zekaj përcillet sot për në banesën e fundit

Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomiricë të Pejës, do të…

13 minutes ago