Categories: maqedoni

Toshkovski: Lufta ndaj krimit të organizuar në burgje kërkon bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ishte pjesë e Konferencës Rajonale “Krimi i Organizuar në Burgje: Forcimi i Integritetit, Inteligjencës dhe Bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, e zhvilluar nga Misioni i OSBE-së në Shkup. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, si dhe ekspertë nga vendet e rajonit.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Toshkovski nënvizoi se veprimtaria e grupeve kriminale brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit nuk mund të shihet vetëm si çështje e burgjeve. Sipas tij, edhe kur privohen nga liria, strukturat kriminale mund të vazhdojnë komunikimin, ndikimin dhe funksionimin e rrjeteve të tyre, duke cenuar integritetin institucional dhe efektivitetin e sistemit të drejtësisë penale në tërësi.

“Duhet t’i pranojmë pa rezerva dobësitë që ekzistojnë. Mbipopullimi, mënyra se si zbatohet paraburgimi, mungesa e zhvillimit të mjaftueshëm të alternativave, rreziku që individë të cenueshëm të rekrutohen dhe mundësia e ndikimit përmes korrupsionit krijojnë kushte që shfrytëzohen nga strukturat kriminale. Paralelisht, presioni, frikësimi dhe korrupsioni mund të dëmtojnë drejtpërdrejt integritetin dhe rezistencën e personelit të burgjeve. Këto janë sfida konkrete dhe nuk duhet t’i minimizojmë”, deklaroi Toshkovski.

Ministri e cilësoi integritetin si një bazë të rëndësishme për përballimin e këtij fenomeni. Ai përmendi nevojën për standarde të përcaktuara profesionale, drejtim të përgjegjshëm, sisteme funksionale për kontrollin dhe parandalimin e korrupsionit, si dhe mbështetje institucionale për oficerët, në mënyrë që ata të përballojnë presionet dhe ndikimet e ndryshme.

Një rëndësi të veçantë, sipas tij, ka edhe inteligjenca brenda institucioneve penale. Identifikimi në kohë i rreziqeve, theksoi Toshkovski, varet nga sigurimi i informacionit cilësor, analiza e saktë dhe komunikimi efikas ndërmjet shërbimeve të burgjeve, policisë, prokurorisë dhe institucioneve të tjera kompetente.

“Asnjë prej këtyre masave nuk mund të prodhojë rezultate të plota në mungesë të bashkëpunimit. Që nga parandalimi dhe hetimi, vijuar me aktakuzën e gjykimin dhe deri te zbatimi i sanksioneve, institucionet duhet ta trajtojnë krimin si një përgjegjësi të përbashkët. Vetëm përmes mekanizmave operativë të koordinuar, shkëmbimit efikas të informacionit, trajnimeve të përbashkëta dhe procedurave të qarta për ruajtjen e integritetit mund të krijojmë institucione të qëndrueshme, të afta të mbrojnë sigurinë dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Toshkovski.

të fundit

Parukieri nga Kosova që kujdeset për flokët e yjeve të futbollit, synon kurorën botërore në Itali

Me origjinë nga Kosova dhe i njohur në mesin e futbollistëve të njohur evropianë, Cerkin Mehmeti po synon një tjetër…

9 minutes ago

Vitesse kërkon ringritjen pas krizës, nga Rashica e Broja te Zumberi dhe Domgjoni

Vitesse Arnhem, klubi që shërbeu si trampolinë për karrierën evropiane të Milot Rashicës dhe Armando Brojës, po përpiqet të rikthejë…

15 minutes ago

Rashiq: Student list victory could pave the way for changes in relations with Kosovo

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kishte pritur rezultatin e zgjedhjeve…

18 minutes ago

Arben Gashi seeks post of LDK leader

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmoi në Pressing në T7 që ka ambicie dhe do jetë kandidat për…

19 minutes ago

Gashi: In the Arlinda Zekaj case, the prosecutor has still not interviewed the first witness

Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…

19 minutes ago

Albania abstains at the UN on resolution calling for an end to the embargo on Cuba

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të…

20 minutes ago