Categories: maqedoni

Toshkovski kërkon bashkëpunim dhe mbështetje konkrete për përballimin e migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, foli sot në hapjen e Takimit të Përfaqësuesve të Lartë të Procesit të Pragës për dialogun mbi migracionin, që po zhvillohet sot dhe nesër në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve anëtare, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve partnere të angazhuara në menaxhimin e migracionit dhe azilit.

Toshkovski theksoi në fjalën e tij se migracioni nuk duhet parë si një çështje e largët politike, por si një realitet të cilin e ndiejnë çdo ditë shtetet, institucionet dhe qytetarët.

Të lidhura

None found

Ai u shpreh se migracioni shihet në kufij, në komunitete dhe në jetën e njerëzve, duke shtuar se Maqedonia gjatë viteve ka kuptuar se menaxhimi i mirëfilltë i kësaj sfide kërkon investim të pandërprerë në burime njerëzore, përmirësim të infrastrukturës kufitare dhe bashkëpunim të afërt me vendet fqinje dhe agjencitë evropiane.

Duke folur për Paktin e ri të Bashkimit Evropian për migracionin dhe azilin, ministri theksoi se zbatimi i tij me sukses është i mundur vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor përfshihen aktivisht në procesin e përafrimit dhe zbatimit të politikave të reja.

Sipas Toshkovskit, pakti nuk mund të japë efekt të plotë nëse zbatohet vetëm brenda Bashkimit Evropian, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten vetëm përballë pasojave dhe vështirësive. Ai kërkoi bashkëpunim real, mbështetje financiare të qëndrueshme, ndihmë operative dhe mekanizma formalë partneriteti që do të sigurojnë harmonizimin e legjislacionit, shkëmbimin e informacionit dhe veprimtari të përbashkëta.

Ministri shtoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit të menaxhimit kufitar, zhvillimit të konceptit të kufijve inteligjentë, forcimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit me institucionet partnere, si edhe mbrojtjes së kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe luftës kundër kontrabandimit të emigrantëve.

Gjatë takimit priten disa sesione tematike të përqendruara te përgatitjet për Konferencën e Pestë Ministrore të Procesit të Pragës dhe Planin e ri të Veprimit 2028–2032, politikat aktuale të migrimit në rajon, si dhe masat dhe veprimet konkrete për adresimin e sfidave të migracionit.

të fundit

Muçollari: Berisha drejt SHBA-së, ndërsa Rama përballet me procese gjyqësore

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale mbi raportet e politikës shqiptare…

3 minutes ago

Zjarret në Ulëz vijojnë të rrezikshme, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit

Situata e krijuar nga zjarri në fshatrat e Ulzës vijon të jetë kritike. Për shkak të përhapjes së perimetrit në…

9 minutes ago

Anton Quni mbështet Bekim Sejdiun për president: Do ta bëjë Kosovën krenare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, para mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie deklaroi se, e mbështet…

10 minutes ago

Tyler Robinson para gjykatës për vrasjen e Charlie Kirkut, prokuroria synon dënimin me vdekje ndërsa 23-vjeçari hesht

Gati një vit pasi Charlie Kirk u qëllua për vdekje në një universitet të Utah-ut, gjyqtari pritet të vendosë nëse…

12 minutes ago

Filipçe: Shpenzimet mujore të familjeve janë rritur ndjeshëm, ndërsa pagat nuk i kanë ndjekur

Për dy vjet, shporta e konsumatorit është rritur për rreth 10,000 denarë, nga rreth 60,000 në gati 70.000 denarë, ndërsa…

18 minutes ago

Osmani: Bekim Sejdiu është nder për Kosovën, LDK-ja nuk ndikohet nga “kurthet” politike

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës,…

20 minutes ago