Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski deklaroi se shoqëria duhet të ndalojë së mashtruari veten dhe të nisë të flasë sinqerisht për dhunën ndaj grave. Gjatë një aktiviteti në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizmi” me moton “Veprojmë të bashkuar, të vendosur kundër dhunës”, ai tha se do të flasë me shifra, të cilat fatkeqësisht mbartin pas vetes emra, mbiemra, jetë të humbura dhe shumë dhimbje.
Ai vuri në dukje se gjatë vitit 2026 janë shënuar shtatë vrasje grash, të gjitha me emër e mbiemër të njohur për publikun, ndërsa po aq raste kishte edhe në vitin 2022.
None found
“A ju kujtohen emrat e viktimave të vitit 2022? Këto nuk janë thjesht numra. Shtatë gra humbën jetën nga dhuna në familje në vitin 2022. A mbani mend ndonjë emër prej tyre? Po ashtu, shtatë gra vdiqën nga dhuna familjare edhe në vitin 2018. A e mban mend ndonjë prej protestuesve të sotëm, zemërimin e të cilëve e kuptoj, ashtu siç kuptoj edhe pakënaqësinë dhe zhgënjimin, emrin e ndonjërës prej grave që u vra në vitin 2018?”, pyeti Toshkovski.
Ministri shtoi se kjo temë duhet trajtuar hapur, pasi bëhet fjalë për një nga plagët më të rënda shoqërore në Maqedoni. Sipas tij, vetëm duke e pranuar këtë realitet do të jetë më e lehtë të përcaktohet se çfarë duhet bërë në të ardhmen dhe si të veprohet.
“A është policia i vetmi institucion që duhet të ndërhyjë, apo ka edhe struktura të tjera që duhet të marrin përgjegjësi, përfshirë organizatat joqeveritare dhe mbi të gjitha familjen? Me sa duket, për herë të katërt në dy vjet do të kërkohet interpelancë për Ministrin e Brendshëm, por nuk mbaj mend që ndonjë prej atyre që sot përpiqen t’ia hedhin fajin ministrit nga OBRM-PDUKM të kenë kërkuar dorëheqjen e ministrit të atëhershëm në vitin 2022, kur patëm po shtatë femicide”, theksoi ai.
“Kjo është e drejta e tyre, por ata po mashtrojnë veten dhe po përpiqen të mashtrojnë popullin duke pretenduar se ajo që sot e quajnë prioritet ishte e tillë edhe në 2022 dhe 2018. Por kur ata ishin në pushtet, nuk ishte kështu. Edhe atëherë shtatë viktimat e femicidit kishin emër e mbiemër, njësoj siç e kanë edhe sot”, përfundoi Toshkovski.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…