Njësia Speciale Antiterroriste “Tigrat” e Maqedonisë së Veriut u rendit e nënta në garën ndërkombëtare të qitjes me snajper “BORAN 8”, të zhvilluar në Turqi. Në këtë aktivitet konkurruan 48 ekipe nga 22 shtete.
Shtatë pozicionet e para u zunë nga ekipe turke, ndërsa vendi i tetë shkoi për një ekip nga Azerbajxhani. Sipas Policisë, rezultati i arritur dëshmon aftësitë e pjesëtarëve të njësisë maqedonase në një përballje të fortë ndërkombëtare.
None found
Performancë e veçantë u shënua në disiplinën e qitjes me pistoletë, ku ekipi maqedonas siguroi 2.098 pikë. Ky rezultat ishte dukshëm më i lartë se mesatarja e garës, e cila arrinte në 1.173 pikë.
Përveç paraqitjes sportive, “Tigrat” morën vlerësime edhe për profesionalizmin dhe respektin e treguar gjatë aktivitetit. Ekipi u përzgjodh ndër tri skuadrat më të mira në kategorinë “Fair Play”.
Policia bëri të ditur se pjesëtarët e njësisë e përfaqësuan denjësisht vendin, duke treguar nivelin e përgatitjes, profesionalizmin dhe respektin ndaj konkurrentëve të tjerë.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…
Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë,…
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se është vendosur kontroll 100 për qind për çdo dërgesë të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në…
Legjenda e Real Madridit, Guti, parashikon një betejë të ashpër midis Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal për Topin e Artë…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar sot se shpreson që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë…