Categories: maqedoni

Tetovë, ndalohet 35-vjeçari i dyshuar për tri tentativa dhe një vjedhje në objekte fetare

Tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një rast vjedhjeje të kryer në objekte fetare në Tetovë janë raportuar më 17.10.2026 në SPB Tetovë, ndërsa ngjarjet kanë ndodhur më 16.10.2026.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, në objektin fetar “Firdeus”, në rrugën “Jashtë Vardarit”, gjatë intervalit nga 16 deri më 17 tetor, një person i panjohur ka shqyer dritaren e bodrumit duke përdorur forcë dhe është përpjekur të hapë derën e tij, përpara se të largohej.

Një tjetër rast është regjistruar rreth orës 05:30 në “Xhaminë e Madhe”, në rrugën “Çarshia e Epërme”. Sipas denoncimit, personi ka hyrë në objekt dhe është përpjekur të gjejë çelësin. Më pas, duke përdorur një mjet metalik, ka tentuar të dëmtojë dhe të hapë derën, por është larguar nga vendi.

Ndërkohë, në xhaminë “Eski”, në rrugën “Probishti”, personi përgjegjës A.B. (38) nga Tetova ka raportuar se një i panjohur ka tentuar të hapë kasafortën metalike dhe e ka dëmtuar atë. Kasaforta është gjetur e zhvendosur nën një karrige.

Pas veprimeve operative të kryera nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë, më 17.10.2026, në orën 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është ndaluar D.S. (35) nga fshati Jellovjan.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të parashikuara dhe të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Shkëlzen Gashi i propozon Ramës qeveri teknike: Nëse je i bindur për fitoren, garo më pas

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se nuk mund ta mposhtin…

2 minutes ago

Partizani s’ka alternativë tjetër veç fitores ndaj Vorës, vendësit kërkojnë gjithçka para tifozëve të tyre! Sfida ka filluar

Vora - PartizaniLIVEVora 0 – 0 Partizani1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Vora” [...]Read More...

6 minutes ago

Malisheva dhe Vushtrria bëjnë publike formacionet, vendasit me ofensivë të fuqishme

Malisheva dhe Vushtrria kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e tyre, me vendasit që pritet të mbështeten te potenciali ofensiv…

9 minutes ago

Nisin tensionet para ministrisë së Arsimit, studentët hedhin gurë drejt godinës! Plagoset një vajzë

Tensione dhe përplasje janë shënuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt godinës. Situata…

9 minutes ago

Studentja kosovare në Shqipëri u bën thirrje shqiptarëve për bashkim në protestën e Tiranës

Studentja nga Kosova, Desea Ramadani, e cila studion në Universitetin e Mjekësisë në Shqipëri, u ka bërë thirrje shqiptarëve që…

14 minutes ago

VIDEO/ Tedi Cara shënon që në minutat e para në Premier League, ish-lojtari i Partizanit gjen rrjetën pas 7 minutash

Tedi Cara7 minuta i kanë mjaftuar sulmuesit shqiptar, Tedi Cara, për të gjetur golin me ekipin e LNZ Cherkasy ndaj…

21 minutes ago