Categories: maqedoni

Katër persona kallëzohen penalisht për vjedhje të rënda dhe tentativa në rrethinën e Tetovës

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj E.V. (43) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës, H.A. (53) nga Kosova, A.A. (34) nga fshati Hotël, Komuna e Likovës dhe E.A. (34) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës. Ata dyshohen për gjithsej dhjetë vepra penale: katër raste të “vjedhjes së rëndë” dhe gjashtë raste të “vjedhjes së rëndë në tentativë”.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të SPB-së, më 19.09.2026, në fshatin Palçisht i Poshtëm, nga banesa e A.A. është vjedhur një kasafortë që përmbante stoli ari, armë dhe municion, me vlerë të përgjithshme rreth 160.000 euro.

Ndërkaq, nga data 24.11.2025 deri më 28.11.2025, në një shtëpi në fshatin Pallçisht i Poshtëm, në pronësi të B.I., të dyshuarit kanë marrë stoli ari dhe para në vlerë rreth 70.000 euro.

Rasti tjetër ka ndodhur më 10.05.2026, në një bastore sportive në fshatin Tearcë, ku ata kanë hapur me forcë një kasafortë dhe kanë marrë paratë që ndodheshin brenda saj.

Gjithashtu, gjatë periudhës 23.05.2026-26.05.2026, nga hapësirat e magazinës së një pompe benzine në fshatin Pirok, janë vjedhur disa paketa cigare.

SPB Tetovë bën të ditur se nga prilli deri në shtator të këtij viti, të kallëzuarit kanë hyrë në gjashtë raste në shtëpi dhe objekte të tjera në fshatrat Kamjan, Pallçisht i Poshtëm, Nerasht, Tearcë dhe Radiovcë. Ata kanë kontrolluar ambientet, por nuk kanë marrë asgjë.

të fundit

VIDEO/ Jam femër, nuk po lëviz! Policia u merr me forcë çantat e shpinës studentëve

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…

2 minutes ago

Shala u bën thirrje klubeve, federatave dhe OJQ-ve të fuqizojnë kapacitetet për sponsorizimin në sport

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit…

5 minutes ago

Kishte bërë pazarin për shtëpi/ Me qumësht dhe portokalle me vete, pesë efektivë rrethojnë qytetarin

Mesditën e sotme, është regjistruar një moment i pazakontë në protestë, ku një qytetar është rrethuar nga pesë efektivë policie,…

7 minutes ago

Shkëlzen Gashi proposes a technical government to Rama: If you’re confident you’ll win, run afterward

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se nuk mund ta mposhtin…

9 minutes ago

Kosovar student in Albania calls on Albanians to unite at Tirana protest

Studentja nga Kosova, Desea Ramadani, e cila studion në Universitetin e Mjekësisë në Shqipëri, u ka bërë thirrje shqiptarëve që…

9 minutes ago

Serious incident in Tirana/ Body found with no signs of life in the Lana River

Mesditën e kësaj të diele, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një trup i pajetë është nxjerrë nga…

10 minutes ago