Categories: maqedoni

Tetovarët kërkojnë çlirimin e trotuareve dhe hapësirave publike

Lëvizja e qytetarëve në trotuaret e Tetovës po vështirësohet nga hapësirat e zëna prej bizneseve dhe kafeneve. Tavolina, karrige, frigoriferë, mallra për shitje dhe materiale të tjera vendosen në këto zona, duke bllokuar kalimin e lirë.

Të lidhura

None found

Me pengesat më të mëdha përballen personat me nevoja të veçanta dhe prindërit që përdorin karroca për fëmijë. Krahas pajisjeve të nxjerra nga subjektet afariste, ata ankohen edhe për automjetet që parkohen mbi trotuare.

Situata paraqitet veçanërisht problematike në segmentin që nis nga rrethrrotullimi pranë vendit të njohur si Ëmbëltorja Taksi dhe vazhdon deri te Xhamia e Pashës. Në këtë pjesë të qytetit, pothuajse çdo biznes ka zënë në një formë ose tjetër një pjesë të trotuarit.

Autoritetet e Komunës së Tetovës janë të informuara për këtë dukuri dhe kanë bërë të ditur se kontrollet do të shtohen duke filluar nga dita e hënë. Gjithashtu është paralajmëruar zhvillimi i një fushate sensibilizuese.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se do të bashkëpunojë me inspektoratin komunal për heqjen e çdo pengese që kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Sipas tij, komuna merr masa në vazhdimësi dhe inspektorët ndodhen çdo ditë në terren për t’u përballur me këtë problem.

Kasami theksoi se gjatë lëvizjes së përditshme në Tetovë vërehet se qytetarët nxjerrin lloje të ndryshme mallrash dhe pajisjesh, me të cilat bllokohet kalimi. Ai shtoi se inspektorati ndërhyn për largimin e tyre, ndërsa në raste të caktuara konfiskon si mallrat, ashtu edhe pajisjet që pengojnë rrugën.

Kur trotuari zihet pa leje ose kur tejkalohen kufijtë e hapësirës së miratuar, inspektorati mund të urdhërojë heqjen e pajisjeve dhe të vendosë sanksione. Janë dokumentuar edhe raste kur lokaleve u është caktuar një afat për të larguar tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme mbi trotuar. /tv21

të fundit

Arrestohet shqiptari i dyshuar për tentativat e vjedhjes në banesat e yjeve të Barcelonës

Dy persona janë arrestuar nga policia katalunase nën dyshimin për përfshirje në një seri vjedhjesh në shtëpi luksoze, përfshirë edhe…

7 minutes ago

Shpërthim me tritol në makinën e ekspertit të Kriminalistikës në Shkodër (EMRI)

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në automjetin e Ardian Braçinës, ekspert i kriminalistikës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.…

8 minutes ago

Only 15% of women in North Macedonia undergo breast cancer screening

Maqedonia e Veriut regjistron afërsisht 1000 raste të reja me kancerin e gjirit në vit. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski,…

11 minutes ago

Idrizovo Prison still without a concrete proposal for sentence reductions

Burgu i Idrizovës ende nuk e ka dorëzuar iniciativën për shkurtimin e dënimeve deri në 20% për të burgosurit me…

11 minutes ago

Tensions rise in Tirana as Rama faces public pressure and questions over the Socialists’ political future

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re, pas përshkallëzimit të tensioneve në…

12 minutes ago

Zulfaj dhe Kos diskutojnë hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në BE

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, u takua sot në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Zgjerim,…

12 minutes ago