Categories: maqedoni

Tetova nis hartimin e planit të ri urbanistik pas më shumë se një dekade

Tetova vijon të jetë pa një plan të përgjithshëm urbanistik që prej vitit 2013. Dokumenti i fundit ishte hartuar në vitin 2003 dhe kishte fuqi deri në atë vit.

Të lidhura

None found

Sipas Sektorit për Urbanizëm të Komunës së Tetovës, aktualisht po punohet për Planin Detal Urbanistik. Në territorin e qytetit janë gjithsej 128 blloqe urbane, por vetëm 68 prej tyre kanë plane aktive, ndërsa 60 të tjerat nuk disponojnë plane të detajuara.

Rilind Selmani nga Sektori për Urbanizëm i Komunës së Tetovës tha se, pas përfundimit të afatit të planit të mëparshëm, nuk ishte ndërmarrë asnjë nismë për hartimin e një dokumenti të ri. Sipas tij, këtë proces e ka nisur kryetari Bilall Kasami, i cili ka marrë vendim për përpilimin e planit të ri të përgjithshëm urbanistik.

“Plani i përgjithshëm urbanistik i Tetovës ka qenë në fuqi deri në vitin 2013 dhe pas skadimit të tij askush nuk ka marrë iniciativë për përpilimin e një plani të ri. Këtë e bëri kryetari Bilall Kasami, i cili mori vendim për hartimin e planit të ri të përgjithshëm urbanistik. Ky plan përfshin 128 plane të tjera të detajuara: 68 janë aktive, ndërsa 60 nuk kanë plane të tilla. Për këto të fundit duhet të nxisim edhe qytetarët që të angazhohen në hartimin e tyre, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i mëtejshëm”, deklaroi Selmani.

Plani i ri synon të zgjerojë kufijtë urbanë të Tetovës nga rreth 1160 hektarë në deri 1.500 hektarë. Në kuadër të tij parashikohet përcaktimi i zonave për ndërtime të reja banimi, salla sportive, pishinë publike dhe rrugë të reja infrastrukturore.

Selmani bëri të ditur se procedurat kanë avancuar dhe se aktualisht po përgatitet programi planor. Paralelisht, Komuna po siguron kushtet e planifikimit pranë Agjencisë së Planifikimit, e cila ka kërkuar një pasqyrë të projekteve urbanistike që ndër vite kanë marrë kushte, me qëllim përshtatjen dhe sinkronizimin e tyre.

“Nismën për hartimin e planit të përgjithshëm urbanistik e morëm për të zgjeruar planin ekzistues. Plani aktual mbulon rreth 1160 hektarë, ndërsa plani i ri do të shtrihet deri në 1500 hektarë. Destinimet e përcaktuara do të përshtaten me ndërtimet që tashmë janë realizuar në terren. Procesi po ecën me ritëm të shpejtë dhe ndodhemi në fazën e përgatitjes së programit planor. Përpara kësaj, po sigurojmë kushtet e planifikimit pranë Agjencisë së Planifikimit, e cila ka kërkuar pasqyrimin e të gjitha projekteve urbanistike që kanë përfituar kushte gjatë viteve, në mënyrë që ato të përshtaten dhe të sinkronizohen me njëra-tjetrën”, u shpreh Rilind Selmani.

Gjatë vitit 2025, Komuna e Tetovës ka dhënë gjithsej 212 leje ndërtimi për ndërtime të reja, mbindërtime dhe zgjerime të objekteve ekzistuese.

të fundit

Trump refuzon planin iranian për armëpushim, Teherani thotë se nuk ka bisedime me SHBA-në

Irani këmbëngul se aktualisht nuk ka negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se çdo përpjekje për rifillimin e dialogut duhet…

11 minutes ago

Irani publikon pamje të një kompleksi nëntokësor raketash të fshehur në male

Irani ka zbuluar një tjetër kompleks të madh ushtarak nëntokësor, të cilin e cilëson si një “qytet raketash”, duke publikuar…

11 minutes ago

Në Greqi gjendet në valixhe trupi i 24-vjeçares nga Burkina Faso, gazetari: Ishte e lidhur, pa shenja të dukshme dhune

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqi, ku trupi i pajetë i një vajze 24-vjeçare, me origjinë nga Burkina Faso,…

12 minutes ago

Seanca e parë e Knesetit përfshihet nga tensionet, Netanyahu përplaset me opozitën

Seanca e parë e parlamentit të ri izraelit, Knesetit, u shoqërua me tensione të forta politike, debate të ashpra dhe…

12 minutes ago

Matteo Moretto: Endrick ka 70 për qind mundësi të largohet nga Real Madridi në janar

Endrick është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi sulmuesi…

12 minutes ago

Takimi PS-PD për Reformën Zgjedhore, Shehaj: Pazar i përsëritur prej 35 vitesh, ndryshimi nuk ndalet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën…

16 minutes ago