Departamenti për Kriminalitet Ekonomik dhe Korrupsion, në bashkëpunim me SPB Shkup, ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.
None found
Jakimovski figuron si personi i tretë i kallëzuar dhe dyshohet për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”. Ndërkohë, dy zyrtare të Komunës së Karposhit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Policia njofton se zyrtaret kanë miratuar leje ndërtimi për investitorë, ndonëse e dinin se dokumentacioni urbanistik për atë lokacion ishte shfuqizuar më herët nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas pretendimeve policore, një prej lejeve është lëshuar më 23 korrik 2025 dhe u ka krijuar investitorëve mundësinë të përfitonin në mënyrë të kundërligjshme të drejtën për ndërtimin e një objekti me vlerë rreth 10.4 milionë denarë.
Autoritetet pretendojnë se janë dhënë edhe leje të tjera ndërtimi, megjithëse dokumentacioni kishte mangësi dhe projektet nuk përputheshin me planet urbanistike. Një tjetër rast lidhet me një objekt të regjistruar si “strehë”, i cili, sipas policisë, ishte ndërtuar në hapësirë publike dhe nuk parashikohej nga plani urbanistik.
Procedura hetimore është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Publike në Shkup. Kallëzimi penal i është dorëzuar këtij institucioni për vijimin e procedurës.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…